Page 73 - Demo
P. 73


                                    katedrale. Turma e Oborrit të Mrekullive sulmon katedralen me trimëri e vetëmohim për të shpëtuar vajzën. Kuazimodo lëshon gurë mbi turmën, duke mos e kuptuar qëllimin e saj. Nga rrëmuja përfiton Frolo, i cili e nxjerr Esmeraldën nga Katedralja dhe e dërgon në Kullën Rouland. Aty ajo takon të ëmën, një ish-prostitutë, së cilës ciganët i kishin grabitur të bijën (Esmeraldën). Fatin e Esmeraldës e vendos Luigji XI, i cili urdhëron të shtypet revolta e varfanjakëve të Oborrit të Mrekullive dhe të varet Esmeralda. Nga kambanorja e Katedrales, Frolo ndjek me gjakftohtësi ekzekutimin e vajzës. Kuazimodo që e di të vërtetën e mashtrimit të tij e hedh nga maja e Katedrales dhe me trupin e pajetë të vajzës në krahë, shkon drejt varrezës. PersonazhetKatedralja Notrë-DamëPërshkrimi i katedrales me arkitekturë gotike dhe i ngjarjeve të romanit (brenda dhe jashtë saj) bëhet në formën e një rrëfimi “gotik”. Katedralja madhështore është vendi piktoresk, magjepsës, i frikshëm dhe fantastik i ngjarjeve, është arenë e jetës njerëzore. EsmeraldaEsmeralda e bukur është femra fatale, të cilën e dashurojnë marrëzisht të gjithë meshkujt: kapiteni bukurosh Febys, murgu djallëzor Frolo, Kuazimodo i shëmtuar, studentët e varfër, turma misterioze e lypsarëve, e kusarëve, e leckamanëve të Oborrit të Mrekullive. Vajza simbolizon të mirën, talentin, artin e shëndetshëm të popullit në kontrast me asketizmin e zymtë të fanatikëve. Ajo është gjithë jetë, e dashuruar pas këngëve e valleve, një bijë e vërtetë e vegjëlisë, që me vallet e saj gëzon e kënaq njerëzit e thjeshtë. Esmeralda është heroina magjiplotë, falë së cilës romani i famshëm u bë vepër e parapëlqyer dhe tërheqëse për lexuesin, operën, baletin, filmin etj. Febysi shpëton Esmeraldën71
                                
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77