Page 74 - Demo
P. 74


                                    KuazimodoVarfanjaku kambanar, përbindëshi gungaç dhe i deformuar, por shumë i fuqishëm, i rritur për mëshirë nga Frolo, shfaqet në roman kur kryen procesionin qesharak si mbreti i të marrëve dhe zgjidhet papë. Kuazimodo zbërthehet nga ndjenja e dashurisë: dashuria e pakufishme për Esmeraldën i nxjerr në pah bukurinë dhe fisnikërinë shpirtërore. Nga frika se mos e tremb me pamjen e tij të shëmtuar, ai as që guxon t'i afrohet vajzës. Klod FroloArqidhjaku i Katedrales së Parisit e dashuron Esmeraldën. Pasioni i këtij kishtari e çon drejt vdekjes vajzën e mjerë, e cila, ngaqë nuk pranon të bëhet e dashura e tij, akuzohet si vrasëse, shtrigë dhe bijë e djallit. FebysiNë fillim shfaqet si njeri trim dhe i mirë, por më pas del si njeri pa ndjenja, në kërkim të aventurave. Studim teksti 1. Çfarë natyre ka romani “Katedralja e Parisit”? Si ndërthuren tek ai llojet e romanit?2. Në cilin sfond historik zhvillohet ngjarja? Cilin detaj thekson Hygoi?3. Rrëfeni linjat kryesore të subjektit, ndërthurjet dhe ndodhitë që ndjekin njëra-tjetrën.4. Përshkruani dimensionet që merr subjekti sa më shumë që i afrohet fundit.5. Pse romani titullohet “Katedralja e Parisit\6. A konsiderohet Esmeralda një figurë fatale, si personazhet e antikitetit?7. Si shpaloset te lexuesi shpirti i Kuazimodos përmes ndjenjës së dashurisë?8. Diskutoni për rolin e personazheve të tjera: Klod, Frolo dhe Febys.9. Shikoni filmin “Katedralja e Parisit” dhe krahasojeni atë me librin me të njëjtin titull.Veprat e Hygoit– “Byg Zhargal” (1820) – “Oda dhe poezi të ndryshme” (1822) – “Odat e reja\– “Oda dhe balada” (1826)– “Kromuell” (1827)– “Orientalet” (1828)– “Dita e fundit e një të dënuari me vdekje” (1829)– “Hernani” (1830)– “Gjethe vjeshte”, “Katedralja e Parisit”; “Marion Dolermë” (1831)– “Mbreti argëtohet” (1832)– “Këngët e mbrëmjes”, “Zërat e brendshëm”, “Rrezet dhe hijet” (1835)– “Ruy Blas” (1838)– “Burgravët” (1843)– “Ndëshkimet” (1853)– “Soditjet” (1856)– “Të mjerët” (1862)– “Këngët e rrugëve të pyjeve” (1865)– “Punëtorët e detit” (1866)– “Njeriu që qesh” (1869)– “Viti ‘93” (1874)– “Arti i të qenit gjysh” (1877)– “Katër erërat e shpirtit” (1880)– “Torkëmada” (1882)– “Legjenda e shekujve”, “Lukrecia Borxha” (1883) Klod Frolo dhe Kuazimodo Eugjen Deveria, \72
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78