Page 75 - Demo
P. 75
FRAGMENT VI. EsmeraldaNë pesë kapitujt e parë Hygoi na njeh me personazhet e romanit, vendin dhe datën ku zënë fill ngjarjet (Sheshi i Katedrales së Parisit, 6 janar 1482). Hygoi përshkruan me vërtetësi një festë mesjetare, ku këndohet, vallëzohet, bëhen lodra të ndryshme, procesione, shfaqje teatrale të quajtura mistere (me subjekt fetar rreth asaj që ndodh me njerëzit pas vdekjes, në botën tjetër), moralitete (me karakter didaktik, që i mëson njerëzit të jenë të mirë e të nënshtruar), mrekulli (për mrekullitë e bëra nga shenjtorët para se të vdisnin) etj. Me nota humori, përshkruhet zgjedhja e një pape dhe procesioni me në krye Kuazimodon. Në fragmentin e mëposhtëm, Esmeralda nuk paraqitet dhe as përshkruhet. Autori jep vetëm magjinë që ngjall ajo te spektatorët. Ne me kënaqësi mund t’i bëjmë të ditur lexuesit tonë se, gjatë tërë kësaj skene, Grenguari1 dhe drama e tij kishin qëndruar të patundur. Aktorët, të nxitur nga autori, kishin vazhduar të recitonin vargjet e tij poetike dhe ai kishte vazhduar t’i dëgjonte ata. Me gjithë rrëmujën, ai kishte vendosur të mos e ndërpriste shfaqjen, duke pasur shpresë se publiku përsëri do të kthehej ta dëgjonte. Kjo rreze shprese iu shtua kur ai pa se Kopenoli, Kuazimodo2 dhe tërë korteu i harbuar i papës së gaztorëve doli nga salla me një zhurmë shurdhuese. Turma i ndoqi pas me lakmi.– Aq më mirë! – bërbëliti ai. – Të gjithë ngatërrestarët po e thyejnë qafën. Po, mjerisht, “ngatërrestarët” ishte i gjithë publiku dhe brenda një çasti salla u zbraz krejt. Ç’është e vërteta, kishin ngelur ende disa spektatorë. Këta ishin pleq, gra dhe fëmijë që qenë mërzitur nga zhurma dhe rrëmuja. Një pjesë prej tyre ishin të shpërndarë, të tjerët qenë grumbulluar rreth shtyllave. Disa shkollarë qëndronin ende mbi parvazet e dritareve dhe së andejmi shikonin sheshin. \për të dëgjuar fundin e misterit tim. Janë vërtet pak, por është një publik i zgjedhur, një publik i kulturuar”. Por pas disa minutash, ai pa që simfonia, që duhet t’i ngashërente dëgjuesit në çastin e daljes në skenë të 1. Grenguari është poeti i tekstit të misterit që po shfaqet dhe ka si personazhe zotat e Olimpit me në krye Jupiterin. 2. Në kapitullin V, Kuazimodo përshkruhet si një njeri me një “alamet koke, e mbuluar me flokë të kuqërremtë e të kreshpëruar, një gungë e madhe midis të dy supeve dhe një gungë tjetër, si kundrapeshë e së parës, në kraharor; ca kofshë e shalë aq të shtrembra, saqë ato mund të çikeshin vetëm te gjunjtë, dhe që, po t’i shihje nga përpara, ngjanin si dy drapinj të bashkuar te doreza; shputa të gjera këmbësh, duar të përbindshme. Por, me gjithë këtë shëmtim, tërë figura e tij shprehte një forcë, zhdërvjellti dhe guxim të hatashëm, – përjashtim i çuditshëm nga ajo rregullë e përgjithshme, sipas së cilës forca, sikundër bukuria, duhet të burojë nga harmonia, [...] Ai dukej si ndonjë vigan i bërë copë e kortarë dhe i ngjitur pastaj si mos më keq [...] lloj ciklopi [...] me trup shulak, pothuaj as i gjerë sa dhe i gjatë “katror qysh në bazë”, [...] shëmtimi i tij i pakrahasueshëm.”73

