Page 76 - Demo
P. 76


                                    Shën Mërisë, nuk mund të ekzekutohej. Grenguarit i ra ndër mend se të gjithë muzikantët kishin shkuar me procesionin e papës së gaztorëve. – Mund të vazhdojmë edhe pa simfoni, – tha poeti me një ton stoik. Ai iu afrua një grupi qytetarësh, që dukej se po kuvendonin për pjesën e tij teatrale dhe atje i zuri veshi këtë pjesë të bisedës:– Mesir Sheneto, e dini vlerën e Navarës, që ka qenë pronë e zotit dë Nemur?– Po, ballë për ballë me kishëzën e Brakut. ² $Ws YLOs SDUD SDN NRKH ]\\UD H ÀQDQFsV LD OsVKRL PH TLUD *LMRPAleksandrit, një piktori, me gjashtë lira dhe tetë solda pariziane në vit. – Sa shumë po shtrenjtohen qiratë!“S’ka gjë, – tha me vete Grenguari duke psherëtirë, – të paktën, të tjerët po dëgjojnë”. – Shokë, – thirri befas njëri nga djelmoshat çapkënë që po rrinin mbi parvazet. – Esmeralda, Esmeralda te sheshi!Ky emër bëri një efekt magjik. Të gjithë ata që ndodheshin ende në sallë u sulën te dritaret, duke u ngjitur në parvaze, për të parë më mirë duke thirrur: “Esmeralda, Esmeralda!”Në të njëjtën kohë u dëgjua nga sheshi një breshër duartrokitjesh. – Ç’është kjo Esmeralda? – tha Grenguari, duke lidhur duart nga dëshpërimi. – Eh, Zot i madh! Tani duket se erdhi radha për të shikuar nga dritarja!Ai u kthye nga tryeza e mermertë dhe pa se shfaqja ishte ndërprerë. Ishte pikërisht çasti kur duhej të dilte në skenë Jupiteri me rrufetë e tij. Mirëpo Jupiteri po qëndronte pa lëvizur përposh skenës. – Mishel Zhiborn, – klithi poeti, i inatosur – Ç’po bën aty ti? Ky është roli yt? Hip në skenë!– S’kam ç’bëj! – u përgjigj Jupiteri. – Një shkollar i hoqi shkallët. Grenguari hodhi një vështrim në skenë. Shkallët ishin hequr me të vërtetë. Çdo verigë ndërmjet pikëlidhjes dhe përzgjidhjes së dramës ishte ndërprerë. – Çfarë hajvani! – bërbëliti ai. – Po përse i hoqi shkallët?– Për të parë Esmeraldën, – u përgjigj përvajshëm Jupiteri. – Ai tha: “Këto shkallë nuk duhen”, dhe i mori. Ky qe grushti i fundit i fatit. Grenguari e priti këtë pa u ankuar. – Djalli ju marrtë! – u bërtiti ai aktorëve. – Po të paguhem unë, do të paguheni edhe ju. Pastaj ai u largua kokulur, por u largua i fundit, si ndonjë gjeneral që ka luftuar trimërisht. Duke zbritur tatëpjetë shkallëve dredha-dredha të pallatit, Grenguari bërbëliste me vete: “Ç’turmë gomerësh dhe injorantësh janë këta parizianët! Vijnë për të dëgjuar një mister dhe nuk e dëgjojnë fare. Tregojnë interes për gjithçka, për Klopen 3. Konepoli është një artizan tregtar çorapebërës, që merret me organizimin e festës. 4. Sipas legjendës, Homeri, i verbër, jetonte duke kënduar poshtë e lart poemat e tij.5. Pubel Ovid Nazoni, poeti romak i shek. I p.e.s. Në moshën e pleqërisë, perandori Oktavian Augusti e internoi në Brigjet e Detit të Zi, në qytetin Tomi (sot territor i Moldavisë).  Fani Çerito në rolin e Esmeraldës, 184474
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80