Page 77 - Demo
P. 77
Truifuin, për kardinalin, për Konepolin3, për Kuazimodon, për djallin vetë, por vetëm zonjën Shën Mëri, jo! Po ta kisha ditur këtë, do t’ua kisha treguar unë Shën Mëritë, o të humbur! Po unë, budallai? Vij t’u shoh spektatorëve fytyrat dhe u shoh vetëm shpinat! Të jesh poet dhe të korrësh atë sukses që korr një sharlatan, i cili shet nuska! Vërtet se Homeri4ka pas lypur nëpër fshatrat greke dhe se Nazoni5ka vdekur në mërgim, te moskovitët. Po djalli le ta marrë shpirtin, nëse kuptoj ç’duan të thonë me këtë “Esmeralda”. Ç’fjalë është kjo, para së gjithash? Një fjalë cigane, me siguri!6”Viktor Hygo, Katedralja e Parisit, përktheu Bujar Doko, 1975, fq. 80-83Kuptim dhe shpjegim tekstiÇfarë tregon biseda e dëgjuar nga poeti në turmë? Ç’detaje për jetën e qytetit sjell ajo? Ç’detaje zbulon autori për Esmeraldën?Si duket misioni i poetit në këtë fragment? Ku qëndron pamundësia e tij?Si përcillet ndjenja e turmës tek dëgjon poetët?Analizë përmes shembujveÇfarë efekti krijon emri i Esmeraldës tek spektatorët? Analizoni faktet që e përcaktojnë poetin e pjesës teatrale me subjekt fetar si qesharak, por praktik.Ç’mesazh përcjell Grenguari përmes durimit dhe nënshtrimit të tij fatalist?Reflektim dhe vlerësim dijeshDiskutoni mbi vlerat morale që shpallen nga autori në paragrafin e fundit.Diskutoni rreth magjepsjes që ngjall Esmeralda.Fjala dhe përdorimi i sajShpjegoni në kontekste të tjera shprehjen frazeologjike: Ky ishte grushti i fundit i fatit.Gjeni në paragrafin e parë fjalë a shprehje që dëshmojnë teatralitetin dhe ironinë e autorit. Detyra dhe këshillaInterpretoni në role fragmentin e mësipërm.S T U D I M T E K S T I 6. Në këtë skenë, Grenguari nxehet pse të gjithë lënë shfaqjen për të parë Esmeraldën. Në kapitullin XIII, kur turma do ta dënojë Grenguarin me vdekje në litar, me kushtin që do të shpëtojë nga vdekja vetëm nëse një nga gratë e pranishme do të pranojë të martohet me të, Esmeralda deklaron se do të martohet me të.75

