Page 79 - Demo
P. 79


                                    kularin. Vetëm ndonjë ofshamë plot mllef ia çonte herë-herë peshë kraharorin. Fytyra e tij nuk shprehte as turp, as turbullim. Ai ishte shumë larg shoqërisë njerëzore, dhe shumë afër gjendjes primitive, prandaj nuk dinte ç’është turpi. Dhe fundja, kur është njeriu aq i shëmtuar, a mund t’i vijë turp nga vetja e tij? 3RQJDGDOs]HPsULPLXUUHMWMDGKHGsVKSsULPLÀOOXDQWDPEXORQLQDWsI\\W\\UsWsneveritshme me një re përherë e më të zymtë, të ngarkuar përherë e më shumë me një elektricitet, që shpërthente me një mijë vetëtima nga syri i tij prej ciklopi. Ajo re u kthjellua një çast, kur u duk një prift që, i hipur mbi një mushkë, po çante rrugë midis turmës. Që kur pa së largu atë mushkë, që i kishte shtrembëruar tiparet e tija, ia la vendin një buzëqeshjeje të çuditshme, që shprehte një butësi, një ëmbëlsi dhe një dashuri të patreguar. Sa më shumë afrohej prifti, aq më e çiltër dhe aq më e ndritur po bëhej ajo buzëqeshje. Dukej sikur ai qyqar po përshëndeste shpëtimtarin e tij. Mirëpo kur u qas mushka, uli sytë, u kthye menjëherë mbrapsht dhe i ra mushkës fort me mamuze, sikur të deshte të shpëtonte qysh përpara prej lutjesh poshtëruese, pa pasur as dëshirën më të vogël që atë ta njihte dhe ta përshëndeste fatkeqi, që i qëndronte i mbërthyer te shtylla e turpit. Ai ishte arqidhjaku Klod Frolo. Reja e zezë mbuloi përsëri fytyrën e Kuazimodos. Për disa çaste, midis asaj reje vazhdoi të dukej një buzëqeshje, por një buzëqeshje e mbushur me një hidhërim, një trishtim dhe një dëshpërim të thellë. Koha po kalonte. Gungaçi ndodhej atje që prej një ore e gjysmë, të SDNWsQ L WRUWXUXDU L VÀOLWXU H L SsUTHVKXU %HIDV DL ÀOORL SUDSs Ws SsUSsOLWHMne prangat e tija me aq rrëmbim, saqë u drodh e gjithë ndërtesa mbi të cilën qëndronte; dhe duke thyer heshtjen e tij këmbëngulëse, sokëlliu me një zë të çjerrë e të tërbuar, që i shëmbëllente më shumë lehjes së një qeni, se sa britmës së një njeriu, dhe që e mbuloi zhurmën e talljeve: – Ujë!Pasi priti disa minuta, Kuazimodo i hodhi turmës një vështrim të dëshpëruar dhe përsëriti me një zë edhe më të thekshëm:– Ujë!- Na, pi nga kjo! – i thirri Roben Puspeni, duke i hedhur turirit një copë sfungjer të njomur në një pellg me llucë. – Merre, shurdh i përçmuar! Unë jam borxhliu yt!– Ujë! - përsëriti për të tretën herë Kuazimodo, duke gulçuar. Befas, në këtë çast, ai pa se njerëzit që ishin përqark u hoqën mënjanë. Nga turma doli një vajzë e veshur me rroba të çuditshme. Atë e ndiqte pas një dhi e vogël, e bardhë, me brinjë ngjyrë ari. Vajza kishte në duar një dajre. Syri i Kuazimodos shkreptiu. Ishte ajo cigania, të cilën një natë më parë ai ishte mundur ta grabiste: për këtë faj, me sa kuptonte ai ashtu turbull, po e ndëshkonin tani, gjë që nuk ishte aspak e vërtetë, sepse ai po ndëshkohej vetëm ngaqë kishte pasur fatkeqësinë të gjykohej prej një shurdhi, duke qenë edhe vetë shurdh. Pandehu se vajza kishte ardhur për t’u hakmarrë dhe për ta goditur si të gjithë të tjerët. 'KHYsUWHW.XD]LPRGRSDVHDMRSRQJMLWHMPHWsVKSHMWsSsUSMHWsVKNDOOsYH'XÀdhe zemërimi po i zinin frymën: ai do të donte ta përmbyste shtyllën e turpit; dhe sikur shkreptima që lëshonte syri i tij të mund të digjte, cigania do të ishte bërë shkrumb e hi, përpara se të arrinte në platformë. Ajo iu qas në heshtje të dënuarit, që më kot po dridhej në verigat e veta, për t’iu larguar asaj, dhe pasi hoqi nga brezi një pagur, e afroi me ngadalë te buzët e zhuritura të fatziut. Atëherë ai sy i thatë e i buhavitur lëshoi një lot, i cili rrodhi ngadalë nëpër atë fytyrë të shëmtuar dhe të çakërritur nga dëshpërimi. Ndoshta ishte i pari lot që po derdhte fatziu në jetën e tij. Ndërkaq, ky dukej se po harronte të pinte. Nga padurimi, cigania bëri ngërdheshjen e saj të zakonshme dhe duke buzëqeshur, 77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83