Page 80 - Demo
P. 80


                                    Kuptim dhe shpjegim tekstiPërse figura e Kuazimodos lidhet gjithmonë me objektin e Katedrales?Shpjegoni lidhjen e personazheve në këtë fragment. Shkruani nga dy epitete për Esmeraldën dhe Kuazimodon.Analizë përmes shembujveShpjegoni si gërshetohen te Kuazimodo, i quajtur Gungaç, pamja fizike, emri dhe fati i tij.Çfarë ndieni për Kuazimodon kur lexoni paragrafin e parë? Shpjegoni krahasimin e zgjatur në fund të paragrafit të dytë.Pse duket i pavlerë mallkimi që i bëhet Esmeraldës në fund?Pse na acaron reagimi i Roben Puspenit?Si ndikon hyrja e priftit në gjendjen e Kuazimodos?Reflektim dhe vlerësim dijeshA mund të krahasohet Kuazimodo në shtyllën e turpit, me Prometeun e Mbërthyer?Diskutoni si e zbulon Hygoi turmën. Si reagon Kuazimodo përballë turmës dhe personazheve? Ç'ndodh kur Esmeralda hyn në skenë? Përshkruajeni këtë moment. Fjala dhe përdorimi i sajÇ’ngarkesë emocionale përcjellin fjalët torturë dhe tallje?Pse togfjalëshi fytyrë e urryer, në të vërtetë, nuk e bën Kuazimodon të urryer?Detyra dhe këshillaPërshkruani zhvillimin e personazhit të Kuazimodos përgjatë fragmentit.Deri ku shkon reagimi kolektiv ndaj Kuazimodos së lidhur? Si lexohet ai në ditët e sotme? e mbështeti pagurin te goja me dhëmbë të dalë të Kuazimodos. Ai piu me gërrqe të mëdha. Ishte djegur nga etja. Pasi u dend së piri, fatkeqi zgjati buzët e tij të nxira, sikur deshi të puthte atë dorë të bukur, që i kishte bërë një mirësi të tillë. Mirëpo vajza që po shikonte me njëfarë mosbesimi dhe që dukej që nuk e kishte harruar sulmin e egër të natës së mëparshme, e tërhoqi dorën tërë frikë, si ndonjë fëmijë që trembet se mos e kafshon një shtazë. Atëherë shurdhi i mjerë i hodhi asaj një vështrim që shprehte qortim dhe pikëllim të patreguar4. Kushdo do të kishte mbetur i prekur nga një skenë e tillë: një vajzë e bukur, e freskët, e kulluar, tërheqëse dhe njëkohësisht e brishtë, i kishte ardhur në ndihmë nga dhembshuria një krijese aq të mjerë, aq të shëmtuar dhe aq të vrazhdë. Por atje, te shtylla e turpit kjo skenë ishte vërtet madhështore5. Edhe turma u ngashërye dhe zuri të duartrokiste duke thirrur “Rroftë! Rroftë!” Pikërisht në këtë çast, e vetmuara pa nga dritarja e shtrofkës së saj ciganen që ishte te shtylla e turpit dhe e lëshoi nëmën e saj ogurzezë: “Qofsh e mallkuar, o pjellë arixhiu! E mallkuar! E mallkuar!6”Viktor Hygo, Katedralja e Parisit, përktheu Bujar Doko, 1975, fq. 256-2654. Hygoi na e paraqet ciganen të pajisur me bukuri fizike dhe shpirtërore. Ajo ka ndjenja të thella njerëzore, të cilat u mungojnë priftit dhe njerëzve të tjerë.5. Hygoi e përshkruan portretin fizik të Kuazimodos nëpërmjet kontrastit romantik, mes shëmtimit të jashtëm dhe bukurisë së shpirtit.6 Skena ndiqet nga sytë e një gruaje, e cila i urren ciganët sepse para shumë vitesh i kanë rrëmbyer Anjezën, vajzën e saj të vogël. Në kapitullin LVII, nënë e bijë do të takohen dhe do ta zbulojnë të vërtetën nga papuçja që mban secila si hajmali.e objekagmene Kuazuajturagrafinaragrafialdës në ?dnd t Est?uazimon e turpit, me Prometeun e Mbërthyer?azheve?eni këtë momë dhe tallje?nuk e bën KuKuazimodosazimodos sS T U D I M T E K S T I 78
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84