Page 81 - Demo
P. 81


                                    FRAGMENT XLIII. Tri zemra burrash, të mbrujtura ndrysheEsmeralda fajësohet për vrasjen e Febysit, ndërkohë që thikën atij ia ka ngulur Klod Frolo, i cili vazhdon ta akuzojë vajzën edhe në gjyq, derisa atë e dënojnë me vdekje. Arqidhjaku e akuzon, sepse është i zemëruar ngaqë vajza nuk pranon të bëhet e dashura e tij. Esmeralda mundohet të mbrohet në gjyq, mirëpo akuza rëndohet edhe më shumë kur atë e akuzojnë jo vetëm si vrasëse, por edhe si magjistare. Në fragmentin e mëposhtëm përshkruhet skena kur Esmeraldën e çojnë për ta ekzekutuar. Pranë saj ndodhet Kuazimodo.Kuazimodo shpëton Esmeraldën.E mjera vajzë, e frikësuar, dukej sikur e kishte hedhur vështrimin dhe mendjen në skutat e errëta të kishës. Buzët e saja të bardha lëvrinin sikur ajo po falej, dhe kur ndihmës-xhelati iu afrua për ta zbritur nga qerrja, dëgjoi se ajo thoshte me vete: “Febys”. I zgjidhën duart, e detyruan të zbriste nga qerrja bashkë me dhinë dhe të kalonte këmbëzbathur nëpër gurët e kalldrëmit deri te shkallinat e portalit. Dhia e liruar e ndoqi pas, duke blegëritur plot gëzim. Litari që Esmeralda kishte në qafë, i zvarritej prapa, si ndonjë gjarpër. >@3RUYsVKWULPLLVDMXQGDOWHNDLTsLVKWHQsEDOOsWsSURFHVLRQLWÀOOSDVburrit që mbante kryqin. ²2KsVKWsDL²WKDDMRPHQMsÀMH]sULGXNHXGULGKXUHWsUD²sVKWsSUDSsai prifti!Ishte me të vërtetë arqidhjaku. [...] Dhe vetëm kur pa priftin, që u bëri shenjë rojeve të largoheshin dhe u drejtua vetë tek ajo, vajza ndjeu në veten e saj QMsIDUsIRUFH&LJDQHVWDQLÀOORLW·L]LHQWHJMDNXGKHQsVKSLUWLQHVDMWsPSLUsHtë shtangur shkrepi xixa e fundit e zemërimit. Arqidhjaku iu avit me ngadalë. Edhe duke qenë në këtë gjendje, vajza vuri re se ai po i hidhte shtatit të saj të zhveshur një vështrim plot epsh e xhelozi. Pastaj ai tha me zë të lartë:– Vajzë, a iu lutët Zotit t’jua falë gabimet dhe fajet tuaja?Dhe, duke u përkulur te veshi i saj (të pranishmit kujtonin se ajo do të rrëfehej) ai i pëshpëriti: – A më do? Unë edhe tani mund të të shpëtoj!Ajo e vështroi ngultas. – Ik së këtejmi o djall, në mos po, do të të kallëzoj?Ai vuri buzën në gaz me një nënqeshje të lemerishme. ²6LNXUWsPsNDOOs]RVKDVNXVKQXNGRWsWsEHVRMs7LV·NLVKHSsUWsÀWXDUgjë tjetër, veçse do t’i shtoje krimit edhe një turp. Përgjigju shpejt! Më do apo nuk më do?– Ç’e bëre Febysin tim?79
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85