Page 82 - Demo
P. 82
– Ai vdiq, – u përgjigj prifti.Në këtë çast, arqidhjaku ngriti kokën në mënyrë të pavetëdijshme dhe pa në cepin tjetër të sheshit, në ballkonin e shtëpisë Gondelorier, kapitenin që kishte qëndruar në këmbë, pranë Flër-de-Lisit1. Priftit iu morën mendtë, shkoi dorën mbi sytë, vështroi edhe një herë dhe mallkoi me zë të ulët. Tiparet e fytyrës së tij u shtrembëruan për tmerr. – Atëherë, vdis, – tha ai nëpër dhëmbë. – Askush nuk do të të shtjerë në dorë!- I nunc, anima anceps, et sit tibi Deus misricors.2Kjo ishte formula e llahtarshme, me të cilën mbaronin zakonisht këto ceremoni ogurzeza. Kjo ishte shenja që i jepte prifti xhelatit. Populli ra në gjunjë. – Kyrie eleison3! – nisën të këndonin priftërinjtë nën qemerët e portalit.– Amin! – ia bëri arqidhjaku.Ai i ktheu shpinën së dënuarës, e uli kokën përsëri, kryqëzoi duart dhe u bashkua me varganin e priftërinjve. […] Ndoshta, në çastin kur do të hipte në atë qerre fatale dhe do të nisej për në udhëtimin e saj të fundit, vajzës i theri në zemër, duke menduar se do të vdiste. Ajo ngriti sytë e saj të skuqur drejt qiellit, drejt diellit, drejt reve ngjyrë argjendi që priteshin aty-këtu prej trekëndëshash dhe trapezash të çrregullt të qiellit të kaltër, pastaj i uli përqark vetes dhe vështroi tokën, turmën, shtëpitë… papritmas, ndërsa burri me rroba të verdha po i lidhte asaj bërrylat prapa shpinës, ajo lëshoi një klithmë të tmerrshme, një klithmë gëzimi. Tek ai ballkon, tek ajo qoshe e sheshit, vajza kishte parë atë, mikun e saj, zotin e saj, Febysin, vegimin e jetës së saj. Pra, gjykatësi kishte gënjyer! Edhe prifti kishte gënjyer! Ishte ai vetë, për këtë, ajo s’mund të dyshonte. Ai ishte atje, i gjallë, i bukur, i veshur me uniformën e tij të shkëlqyer, me puplën mbi kapele, me shpatën në ijë4!– Febys! – klithi ajo. Febysi im!Dhe deshi të zgjatte drejt tij duart e saja, që po i dridheshin nga gëzimi dhe përmallimi, por këto i kishte të lidhura. […]– Febys! – klithi ajo si e shkalluar. – Mos ndoshta e beson ti këtë?I kishte shkrepur në kokë një mendim i përbindshëm. I kujtohej tani se e kishin dënuar me vdekje për vrasjen e Febys dë Shatopent. Deri atëherë ajo i kishte duruar të gjitha. Por kjo goditje e fundit qe tepër e rëndë. Ajo u rrëzua pa ndjenja mbi kalldrëm. – Futeni shpejt në qerre, t’i japim fund! – tha Sharmolyt.Askush nuk kishte vënë re ende galerinë e statujave të mbretërve, të skalitura bash nën harkun me qemer të portalit, një spektator i çuditshëm, i cili deri në atë çast kishte vëzhguar me kujdes gjithçka; ai qëndronte aq i palëvizur, e kishte zgjatur qafën aq shumë dhe e kishte fytyrën aq të shëmtuar, saqë po të mos ishte i veshur me rroba gjysmë të kuqe e gjysmë vjollcë, atë mund ta merrje për një nga ata përbindësha të gurtë, prej grykës së të cilëve 1. Febysi, edhe pse ka marrë një plagë të thellë, nuk ka vdekur.2. Shko pra, o shpirt mëkatar, dhe Zoti të përdëlleftë! (lat.)3. Mëshirë, o Zot! (greq.)4. Esmeralda është viktimë, ndërsa xhelatët janë Arqidhjaku dhe Febysi. 5. Lidhja e Kuazimodos me Esmeraldën, respekti dhe dashuria e tij për vajzën, kanë realizuar transformimin e Kuazimodos. Esmeralda dhe Febysi80

