Page 83 - Demo
P. 83


                                    derdhin ujë që prej gjashtëqind vjetësh ullukët e gjatë të shiut të katedrales. Syrit të atij spektatori nuk i kishte shpëtuar asgjë nga ato që patën ngjarë përpara portalit të katedrales së Shën Mërisë. Dhe qysh në minutën e parë, pa i rënë në sy askujt, ai kishte lidhur fort te njëra nga shtyllat e galerisë një tërkuzë të trashë e plot me nyje, maja tjetër e së cilës ishte hedhur te shkallët. 3DVWDMDLNLVKWHÀOOXDUWsVKLNRQWHLTHWsVKHVKLQGXNHÀVKNsOO\\HUNRKsPsNRKskur i kalonte përpara ndonjë mëllenjë. Papritmas, në çastin kur ndihmësit e xhelatit do të zbatonin urdhrin e dhënë me gjakftohtësi nga Sharmolyt, ai njeri kapërceu parmakun e galerisë dhe e kapi tërkuzën me këmbë, me gjunjë dhe me duar, pastaj rrëshqiti tatëpjetë fasadës së katedrales dhe, si ajo pika e shiut që shket tatëpjetë një xhami, rendi te të dy ndihmësit e xhelatit, me shkathtësinë e një maceje që bie nga çatia. I rrëzoi ata përdhe me dy grushtat e tij të fuqishëm, rrëmbeu me njërën dorë ciganen siç rrëmben një fëmijë kukullën dhe, pasi e ngriti vajzën përmbi kokën e tij, e solli në kishë duke sokëllitur me një zë butës:– Strehim!Kjo u bë me aq shpejtësi, saqë po të kishte ndodhur natën, të pranishmit mund ta kishin parë këtë skenë në dritën e një vetëtime të vetme. – Strehim, strehim – përsëriti turma dhe duartrokitjet e dhjetë mijë duarve e bënë syrin e vetëm të Kuazimodos të shndriste nga gëzimi dhe nga krenaria. Kjo ngjarje e papritur e bëri të dënuarën të vinte në vete. Ajo hapi qepallat, vështroi Kuazimodon dhe i mbylli shpejt përsëri, si e trembur nga shpëtimtari i saj. [...] Atëherë gratë qeshnin e qanin, turma brohoriste nga entuziazmi, sepse në ato çaste Kuazimodo ishte vërtet i bukur. Po, ishte i bukur ky jetim, ky fëmijë i gjetur, ky njeri i neveritur; dhe ai e ndiente veten të fortë e të madhërishëm dhe po e vështronte drejt e në fytyrë atë shoqëri që e kishte dëbuar, por në punët e së cilës ai ndërhynte kaq fuqimisht; e vështronte drejt e në sy atë drejtësi njerëzore, së cilës ai i kishte rrëmbyer prenë, gjithë ata tigra që i kishte lënë me gisht në gojë, ata rojtarë, ata gjyqtarë, ata xhelatë, tërë atë forcë të mbretit, që ai njeri aq i parëndësishëm e kishte thyer5. E pastaj ishte një gjë prekëse ajo ndihmë e dhënë nga një qenie aq e shëmtuar sa Kuazimodo, një qenie fatkeqe, që ishte dënuar me vdekje. Kuazimodo dhe Esmeralda ishin dy njerëz të përbuzur nga natyra dhe nga shoqëria; ata ndodheshin në të njëjtën shkallë mjerimi dhe tani po ndihmonin njëri-tjetrin6.Ndërkaq, pas disa minutash, Kuazimodo ngadhënjyes u fut papritmas brenda në katedrale, tok me barrën që kishte në krahë. Turma e mahnitur prej këtij gjesti trimërie, po e kërkonte Kuazimodon me sy nën kubetë e zymta të kishës; asaj i erdhi keq që ishte zhdukur aq shpejt njeriu që ajo brohoriste. Befas ai u duk te një cep i galerisë së 6. Figura e Esmeraldës dhe e Kuazimodos shkrihen në një figurë të vetme. Akti i rrëmbimit të vajzës është shprehje e sfidës ndaj shoqërisë së padrejtë. Kuazimodo dhe Klod Frolo81
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87