Page 84 - Demo
P. 84


                                    mbretërve të Francës, të cilën e përshkoi duke rendur si i marrë me prenë e vet në duar dhe duke thirrur: “Strehim”. Turma prapë shpërtheu në brohoritje. Kuazimodo e kaloi galerinë dhe humbi përsëri brenda në kishë. Pas pak u duk te platforma e sipërme me ciganen në krahë, duke klithur “Strehim”. E turma duartrokiste. Më së fundi ai u duk për të tretën herë në majë të kullës së kambanës së madhe dhe prej andej i tregoi me krenari tërë Parisit vajzën që kishte shpëtuar. Me një zë si bubullimë, që njerëzit vetëm rrallëherë e dëgjonin dhe që ai vetë nuk e dëgjonte kurrë, sokëlliu tri herë me furi deri lart në retë”.– Strehim! Strehim! Strehim!– Rroftë! Rroftë! – thërriste populli, dhe kjo britmë e fuqishme, që gjëmonte deri në bregun tjetër të lumit, e habiti turmën e mbledhur në sheshin Grev, si dhe të vetmuarën, që ia kishte qepur sytë trikëmbëshit7.Viktor Hygo, Katedralja e Parisit, përktheu Bujar Doko, 1975, fq. 388-397Kuptim dhe shpjegim tekstiPërshkruani ndjesitë e Esmeraldës.Ku e kërkon shpëtimin ajo?Diskutoni për ndjenjat e kundërta të priftit ndaj Esmeraldës.Cilat detaje tregojnë që dënime të tilla ishin më se të zakonshme për kohën kur janë vendosur ngjarjet?Përshkruani mbështetjen e turmës ndaj Kuazimodos në këtë fragment.Analizë përmes shembujvePse u tremb Esmeralda kur pa priftin?Ku duket që Esmeralda është një vajzë e thjeshtë dhe me ndjenja të sinqerta? Çfarë tregon përtej veprimit akti i rrëmbimit të Esmeraldës?Analizoni shkrirjen e dy personazheve në një në këtë fragment. Reflektim dhe vlerësim dijeshSi shfaqet bukuria e jetës para syve të Esmeraldës, ndërkohë që ajo pret dënimin?Në ç’raporte janë jeta dhe vdekja te Hygoi? A lidhen ato me parimet e tjera të romantizmit?Ç'mendim keni për Kuazimodon shpëtimtar?Fjala dhe përdorimi i sajÇfarë nënkuptojnë fjala djall dhe togfjalëshi nënqeshje e lemerishme?Shpjegoni kuptimin që fitojnë në këtë fragment fjalët: strehim dhe rroftë.Detyra dhe këshillaInterpretoni në role pjesën.priftitla ishiaj Kuazië dhe me ndjenja të sinqerta?dës?te mëftin?ajzë e thmbimit tëë një në këteraldës, ndëHygoi? A lidtimtar?ogfjalëshi në këtë fragmS T U D I M T E K S T I 7. Esmeralda dhe Kuazimodo, si simbole të bukurisë dhe drejtësisë që duhet të sundojnë në jetën e njerëzve.82
                                
   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88