Page 85 - Demo
P. 85


                                    PUNË ME SHKRIM ESEJA LETRAREEseja letrareEseja letrare është analizë e një vepre letrare, një sprovë për ta vlerësuar dhe interpretuar atë, duke u ndalur në: elementet e veprës (struktura e subjektit, personazhet, tematika, koha e zhvillimit të ngjarjeve në raport me kohën e botimit të veprës etj.); tiparet e stilit të autorit, duke u ndalur specifikisht te gjuha e përdorur prej tij; kontekstin historik, kulturor, politik dhe shoqëror në të cilin është shkruar vepra, për të vërejtur ndikimet e tij në vepër.Kjo lloj eseje mund të shkruhet edhe për të krahasuar vepra ose rryma e drejtime letrare. Dy proceset kryesore që ndiqen në këtë lloj shkrimi janë analiza dhe komenti. Kur vlerësimet për veprën letrare ose artistike bëhen nga kritikë dhe profesionistë të fushës, ato quhen recensa dhe kritika. Duhet pasur parasysh që fjala kritikë, këtu nuk ka vetëm kuptimin e gjetjes së të metave, por vlerësimin e përgjithshëm të veprës, duke u ndalur si te arritjet artistike, edhe te mangësitë e mundshme të saj.Eseja është një shkrim me karakter kritik ose publicistik, që trajton çështje shoqërore, kulturore, letrare, historike etj., përmes argumenteve dhe vlerësimeve individuale të shkruesit të saj. Klasifikimet që i bëhen esesë janë klasifikime tematike (që lidhen me qëndrimin e shkruesit të saj dhe me tonin e shkrimit): ese filozofike, ese historike, ese letrare etj. 83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89