Page 86 - Demo
P. 86
Hapat për shkrimin e esesëPlanifikimi i shkrimitNëse eseja do të shkruhet në formën e një recense për një vepër të caktuar letrare, kërkohet një lexim i detajuar i veprës, duke mbajtur shënimet e nevojshme për çështjet që ju tërheqin vëmendjen. Leximi do t’ju ndihmojë të përcaktoni zhanrin letrar, temën kryesore, motivet e veprës, stilin e autorit dhe risitë e veprës, nëse ka të tilla. Në këtë fazë duhet të përvijoni edhe një strukturë për esenë, duke pasur parasysh hyrjen, çështjet që trajtoni në çdo paragraf gjatë zhvillimit dhe mbylljes. Hartimi i shkrimitHyrja e esesë duhet të jetë sa më interesante, që të tërheqë vëmendjen e lexuesit. Mund të përdorni një pasazh të shkurtër nga vepra për të cilën po shkruani, një vlerësim për autorin ose një fjali përmbledhëse për veprën. Zhvillimi i esesë duhet të organizohet në paragrafë, që mund të ndalen në: elementet e tekstit letrar (struktura narrative, personazhet, konflikti, tema dhe motivet etj.); tiparet e stilit të autorit (mënyra e të shprehurit, gjuha e figurshme, struktura e fjalive, muzikaliteti dhe ritmi, këndvështrimi, toni dhe forma). Nëse e shihni të arsyeshme, mund të krahasoni stilin e tij me të autorëve të tjerë të së njëjtës periudhë; vlerat letrare të veprës dhe risitë që ajo sjell në raport me letërsinë dhe zhanrin të cilit i përket.Për çdo argument në lidhje me pikat e mësipërme, duhet të sillen shembuj konkretë nga vepra. Në këtë mënyrë, kritika juaj do të jetë objektive dhe e lehtë për t’u kuptuar nga lexuesit.Paragrafi i mbylljes së esesë duhet të përmbledhë shkurtimisht aspektet më të spikatura të veprës dhe të shprehë mendimin tuaj për vlerën dhe domethënien e veprës së analizuar. RishikimiNë këtë fazë të shkrimit duhet të kryhet kontrolli i përmbajtjes dhe i formës së esesë.Kontrolli i përmbajtjes: A janë trajtuar aspektet më të rëndësishme të veprës? A janë mbështetur argumentet me fakte nga vepra? A jeni treguar mjaftueshëm objektivë në gjykimin tuaj? A ka koherencë mes çështjeve të trajtuara në paragrafët e esesë? Kontrolli i formës: A është përdorur stili i duhur për shkrimin e një eseje? A ka përshtatshmëri mes emrit dhe mbiemrave, kryefjalëve dhe kallëzuesve? Kohët e foljeve a janë të njësuara? A i keni zbatuar rregullat drejtshkrimore dhe shenjat e pikësimit?Për të riparë esenë që keni shkruar, mund t’ju duhet edhe ndihma e dikujt tjetër që do ta shihte shkrimin tuaj në mënyrë më objektive, si p.sh.: një mësues, një mik, një i afërm, i cili do t’ju jepte komentet dhe sugjerimet e nevojshme. PUNË ME SHKRIM ESEJA LETRARE84

