Page 87 - Demo
P. 87


                                    Reflektim dhe detyra1. Shkrimet e mëposhtme kanë tiparet e esesë letrare. Për secilin prej tyre përcaktoni se si është organizuar hyrja e shkrimit.“Shqipnia, si kombi i vetëdijshëm për vlerat e veta të posaçme etnike e shpirtnore, qe bijë e letërsisë së lavrueme të nisun prej Jeronim De Radës më 1836 me Milosaun.Tue mbledh kangët tradicionale prej gojës së të bijës së Kologresë njohu forcën e ambëlsinë e dialektit të vendlindjes. E, thuejse në mënyrë magjistore, të ndjellun prej tingullit të atyne fjalëve të zakonshme, që tashti pa pritë e pakujtue, i hetonte të ngarkueme me thirrje të çuditshme që vijshin prej kohësh krejt të tejme, vegimi i tokës së largët të të parëve, ju shfaq menjiherë, i gjallë e rektues. Jetonte në nji skaj fatlum të atij atdheu, të dyndun e në lulëzim nën qiej të kaltërt, ndërsa atdheu i parë mekej i zhytun në errësirën e thellë të nji nate të gjatë pa shpresën e nji agimi. E ky mendim i papritun shkaktoi nji pështjellim të veçantë në gjakun e tij, prej të cilit qiti krye, thuejse i mbrasun me kujtime qysh para lindjes, në nji të trandun mungujsh e tharmesh etnike, kangjeli i parë i Milosaut, i cili mund të mbahet si e para sokllimë e mrekullueshme e letërsisë së lavrueme shqiptare posa të leme.Në vargjet e Milosautgjurmë kujtimesh të kjarta librore: asht nji trokllitje e jetës  nuk ka asnji pikë ujdisje retorike, asnji së thjeshtë shqiptare, e cila prej vetvete bahet poezi. Nji limfë e mshehtë qarkullon ndërmjet rrokjeve të vargjeve. Tue i lexue e tue i shqiptue me za të naltë, shqiptarëve u duket se po kërkojnë shijen e langjeve ma të mshehta të rrajës së tyne etnike.” Ernest Koliqi85
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91