Page 88 - Demo
P. 88


                                    PUNË ME SHKRIM ESEJA LETRAREKur merr dhe lexon “Milosaon” e De Radës, para së gjithash të habit fakti se ky roman në vargje… është bashkëkohës i “Eugjen Onjeginit”, i poemave të Bajronit e të Lamartinit; por një bashkëkohës i drojtur dhe me fat më të keq. Ai hyri në pallatin e poezisë si një vajzë e bukur dhe e freskët, por mjerisht e belbër, dhe nga një vend i humbur… Kënga e parë e romanit, të duket sikur hap një dritare kundrejt detit dhe të magjeps e të verbon sytë gjithë ajo dritë, ajo “freski dhe paqe evangjelike”, siç shkruan për të Mistrali.De Rada ishte novator i madh i poezisë sonë dhe novator i poezisë në përgjithësi. Ai e ndiente këtë gjë dhe prandaj edhe romanin e hap me këto vargje, që pohojnë se ai do të këndojë diçka të re në gjuhën e moçme të poezisë. De Rada shkuli çdo gjë të tepërt dhe të panevojshme në përfytyrimin poetik të veprës, ai futi midis vargjeve dhe këngëve heshtjen si një mjet të fuqishëm artistik. Midis vargjeve, lexonjësi ndien vargjet e pashkruara, midis këngëve, këngë të tjera të pathëna; dhe kështu vepra të duket më e madhe dhe më e gjerë, ashtu si qyteti që duket më i madh dhe më i papërcaktuar, në mbrëmje, kur ka rënë mjegulla. Pikërisht një fluiditet i tillë i derdhur në vepër e bën “Milosaon” të gjallë, me shpirt.Nënteksti i përdorur nga De Rada ishte ahere një novatorizëm i madh. Ai ishte një nga premisat e artit poetik të kohëve më të vona… sipas të cilit, duhet të dish të heshtësh atje ku duhet, në mënyrë që të thuash sa më shumë.Ismail Kadare2. Dalloni elementet e tekstit letrar, të cilat shqyrtohen në secilin shkrim. 3. A janë ndalur Koliqi dhe Kadareja në vlerat letrare të veprës dhe risitë që ajo sjell në raport me letërsinë dhe zhanrin të cilit i përket?4. Shkruani një ese letrare për librin tuaj të preferuar, ose për veprën e fundit që keni lexuar, duke u përqendruar në hapat për shkrimin e esesë. 5. Esenë që përgatitët shkruajeni në kompjuter, duke përdorur programin “Word” . Shkëmbeni esetë me njëri-tjetrin dhe vlerësojini me pikë ato. 86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92