Page 89 - Demo
P. 89
Xhorxh Gordon Bajron Jeta dhe vepraRiçard Uestoll, \Poezia e Bajronit është shprehje e shijes dhe e modës së një epoke. Ankthi i lirisë, refuzimi i konvencioneve sociale janë elementet thelbësore të saj, të shoqëruara nga ndjenja melankolike e vetmisë dhe qëndrimi aristokratik përbuzës. Te vepra e Bajronit shohim dy aspekte të poetit: poetin romantik, melankolik, idealist dhe të pasionuar dhe poetin satirik e burlesk, dinamik dhe të harlisur. Edhe pse nuk u kujdes shumë për formën, ai u admirua nga romantikët e gjithë Evropës. Jeta e tij jashtë skemave të zakonshme, përfaqësoi një model për të rinjtë që e konsideronin si hero i kohëve të reja. Fenomeni i bajronizmit ushtroi ndikim të madh në qëndrimet poetike të gjysmës së parë të shek. XIX dhe ngjalli idealet e jetës heroike. Xhorxh Gordon Bajron lindi më 22 janar 1788, në Londër, në një familje të vjetër aristokrate normane (de Buron). Pas vdekjes së të atit, Xhon Bajron, Xhorxhi 3-vjeçar jetoi me nënën e tij Katerina Gordon, në qytetin e vogël skocez, Alberdin. Në moshën 10-vjeçare, ai trashëgoi kështjellën familjare Njusted dhe titullin Lord. Natyra dhe legjendat skoceze i lanë mbresa dhe e frymëzuan Bajronin në krijimin e vargjeve rinore. Në Kolegjin Triniti të Kembrixhit, Bajroni studioi gjuhë-letërsi greke dhe latine, historinë e antikitetit dhe të vendeve të Lindjes. Ai lexoi me pasion shkrimtarët e mëdhenj anglezë e francezë, mes të cilëve çmonte Volterin dhe Rusoin. Në veprat e tij ai mban qëndrim kritik ndaj shoqërisë aristokrate. Vëllimin e parë me poezi satirike, “Orët e prehjes” (1807) e botoi kur ishte student në Kembrixh. Aty shprehu idealet e tij demokratike dhe mllefin kundër hipokrizisë, konservatorizmit e privilegjeve të aristokracisë. Vëllimi nuk pati sukses dhe u kritikua me ashpërsi e arrogancë. Dy vite më vonë, Bajroni u përgjigj me poemën e mprehtë satirike “Bardët anglezë e redaktorët skocezë”, ku bën vlerësime e fshikullime për letërsinë dhe gazetarinë e kohës (pa kursyer as Valter Skotin, Uordsuorthin e Kolerixhin).Në vitin 1809, pas mbarimit të universitetit, paraqitet në Dhomën e Lordëve, në parlament, si anëtar i ligjshëm i tij. Deputetët aristokratë e pritën në mënyrë armiqësore. Megjithatë, edhe falë marrëdhënieve me ledi Karolajn Lambin, mundi të bëhej anëtar i shoqërisë së lartë. Në verën e vitit 1809, ai filloi turneun tradicional të fisnikëve të rinj, të ashtuquajturin Turi i madh, me mikun e tij të ngushtë, Xhon Kem Hobhauz, nëpër Portugali, Spanjë, Maltë, Greqi, Shqipëri dhe Azinë e Vogël. Përshtypjet dhe aventurat e udhëtimit (nga i cili u kthyen në verën e vitit 1811) i shërbyen si lëndë e parë për veprat e mëvonshme.Më 1812, Bajroni botoi dy këngët e para të poemës “Shtegtimet e Çajld Haroldit”. Suksesi i menjëhershëm, që ai vetë e përshkruan me fjalët: U zgjova një mëngjes dhe e pashë veten të famshëm, shtohet edhe më shumë me botimin e disa novelave në vargje mes viteve 1814-1816. Suksesi letrar shoqërohet me konfliktin e poetit me aristokracinë dhe shtypin e kohës. Armiqësia e aristokracisë dhe e borgjezisë, intrigat dhe fyerjet u shtuan pas përhapjes së zërave për marrëdhënien e tij me motrën nga babai (Augustën), gjë që shkaktoi ndarjen e Pamje nga Abej, ku Bajroni kaloi një pjesë të fëmijërisë.87

