Page 90 - Demo
P. 90


                                    tij nga bashkëshortja Anabela Milbanke, pak muaj pas lindjes së vajzës së tyre, Ada. Më 25 prill 1816, ai u largua përgjithmonë nga Anglia. Poeti jetoi disa muaj në Gjenevë, në miqësi të ngushtë me çiftin e shkrimtarëve romantikë Persi e Meri Shelli dhe motrën e kësaj të fundit, Kler Klermont. Fryt i dashurisë së tyre ishte Alegra, e cila vdiq në moshën 5-vjeçare. Shkroi dhe publikoi këngën e tretë të Çajld Haroldit dhe poemën “I burgosuri i Shilonit”. Në tetor të vitit 1816, ai shkoi në Italinë e Veriut, e cila ishte pushtuar nga austriakët. Jetoi në Milano, Venecia, Ravena, Piza, Livorno e Xhenova. Qëndrimi në Itali (1816-1823) shënoi një etapë të re në krijimtarinë e poetit: aty përfundoi veprat e nisura dhe shkroi të reja. Më 1819-ën u dashurua me Tereza Gamba Guçolin, të cilën e ndjek në Ravena. U afrua me lëvizjen karbonare për çlirimin e Italisë dhe bashkimin e saj në një shtet të vetëm. Bajroni e përkrahu aktivisht lëvizjen dhe ishte i gatshëm të merrte pjesë edhe në kryengritjen e armatosur. Pas shtypjes së lëvizjes së karbonarëve, u emërua anëtar i komitetit për çlirimin e Greqisë dhe, në korrik të vitit 1823, pas shpërthimit të revolucionit grek, u nis drejt Greqisë. Pas disa muajsh në Qefaloni, shkoi në Misolongji, ku krijoi një brigadë me emrin e tij, por nuk pati mundësi të luftonte, pasi u sëmur nga ethe të forta dhe më 19 prill 1824 u nda nga jeta. “Unë i dhashë Greqisë kohën time, pasurinë time, shëndetin tim. Tani po i jap jetën! Ç’mund t’i jap më tepër?”Bajron Eugjen Delakrua, \ BajronizmiVeprat e Bajronit u përkthyen në mjaft gjuhë dhe shumë shpejt ai u bë shkrimtari më i famshëm i Evropës. Rinia e kohës admiroi tek Bajroni antikonformizmin, shpirtin ekscentrik, veprimet kryengritëse, përbuzjen ndaj padrejtësive shoqërore dhe morale, entuziazmin liridashës për popujt e shtypur, frymën melodramatike të tregimeve në vargje. Ndërkohë, kritika vlerësoi sidomos veprat satirike të shkruara pas vitit 1816. Poezia e Bajronit është shprehje e shijes dhe e modës së një epoke. Elementet e saj thelbësore janë: ankthi për liri, refuzimi i konvencioneve sociale, ndjenja melankolike e vetmisë, qëndrimi aristokratik përbuzës. Vepra e tij përmban aspekte të kundërta: nga njëra anë shfaqet poeti romantik, melankolik idealist dhe i pasionuar (“Shtegtimet e Çajld Haroldit”, “Manfredi”), nga ana tjetër, ai satirik dhe burlesk, dinamik dhe i harlisur (“Don Zhuani”). Bajroni, ndryshe nga romantikët e tjerë, nuk u kujdes shumë për formën. Heroi bajroniani virtytshëmtrim melankolikfytyrëzbehtëmiku më i mirë i tij është qenimagjepset lehtë nga bukuria e një gruajeHeroina bajronianee ndjeshmee përkushtuare dashurbesnike deri në vdekje88
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94