Page 91 - Demo
P. 91


                                    Jeta e tij e vrullshme dhe jashtë skemave të zakonshme, përfaqësoi një model për të rinjtë e vendeve që luftonin për liri dhe që e shihnin atë si hero të kohëve të reja. Ndikimi i dyfishtë i Bajronit dhe i heronjve të veprave të tij krijoi një \bajronizëm. Fenomeni i bajronizmit ushtroi një ndikim të madh në qëndrimet poetike të gjysmës së parë të shek. XIX, duke ngjallur idealet e jetës heroike. Gëte dhe Xhuzepe Mazini e admironin si mishërim të poetit melankolik e të shqetësuar dhe e quanin “kryeprift bujar të lirisë”.Krijimtaria letrare e poetit romantikPoemat e LindjesNovelat në vargje: “Gjaurri”, “Nusja e Abidos”, “Korsari”, “Lara”, “Rrethimi i Korinthit”, “Parizina”, me subjekte që zhvillohen në Shqipëri ose vende të tjera të Ballkanit, e rritën mjaft suksesin e poetit. Tek ato bashkohet dashuria për lirinë me pasionin; shprehet admirim për vendet dhe njerëzit e paprekur nga civilizimi i zvetënuar evropian. Heronjtë bajronianë të “Poemave orientale” janë rebelë, endacakë e krenarë, të dëshpëruar e të zhgënjyer nga jeta dhe, për rrjedhojë, fati i tyre është tragjik. “I burgosuri i Shilonit”Kjo vepër nuk bën pjesë te “Poemat e Lindjes”, por ka ngjashmëri me to nga idetë dhe stili. Poema është himn për lirinë, për qëndresën heroike kundër tiranisë dhe për heroin kombëtar zviceran, Fransua Bonivar. “Manfredi”Kjo dramë në vargje u ndikua nga “Fausti”. Manfredi është një i ri i përndjekur nga brejtja e ndërgjegjes, sepse në mënyrë të pavullnetshme ka vrarë gjatë një përqafimi të dhunshëm Astarten, të dashurën e tij. Nuk arrin të vetëvritet dhe thërret shpirtrat e Universit që ta ndëshkojnë në çfarëdolloj mënyrë me kusht që ta bëjnë të harrojë. Ata janë të gatshëm t’i japin gjithçka përveç harresës. Në kulmin e dëshpërimit i shfaqet Astarte dhe i tregon se do të vdesë të nesërmen. Shpirtrat përpiqen që ta shpëtojnë, por ai preferon më mirë të vdesë, sesa t’u nënshtrohet atyre.“Bepo, një histori veneciane”Kjo poemë narrative satirike, me tone komike e me strofa 8-vargëshe, shënoi kalimin e Bajronit në një stil ironik dhe bisedimor.“Dy Foskarët”Tragjedi e frymëzuar nga ngjarjet e trishtuara të jetës së Françesko Foskarit, doxhë i denjë dhe i vlerësuar i Venecias, por i detyruar të braktisë funksionin e tij për shkak të sjelljes së mjerueshme të të birit, Jakopos.Veprat kryesore të Bajronit: - “Orët e prehjes” (1807); - “Bardët anglezë e redaktorët skocezë” (1809); - “Shtegtimet e Çajld Haroldit” (1812, 1816, 1818); - “Nusja e Abidos”, “Gjauri”, “Korsari”, “Lara”, “Parizina”, “Rrethimi i Korinthit” (1813-1816);- “I burgosuri i Shilonit” (1816);- “Ëndrra”, “Manfred”, “Vajtimi i Tasos” (1817);- “Mazepa”, “Bepo një histori veneciane”, (1818); - “Profecia e Dantes” (1820); - “Vizioni i gjykimit”, “Qiell dhe tokë”, “Marin Faliero, doxha i Venecias”; “Sardanapalo”, “Dy Foskarët”, “Kaini” (1821).Vepra të papërfunduara:- “Don Zhuani (1819-1821); - “I deformuari i transformuar” (1821). F. Hayes, \e Pargës\89
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95