Page 93 - Demo
P. 93


                                    Poemën epiko-lirike “Shtegtimet e Çajld Haroldit”, Bajroni nisi ta shkruajë më 1809, në sarajet e Ali Pashë Tepelenës (në Janinë) dhe e përfundoi në vitin 1818, në Itali. Pas botimit të dy këngëve të para në vitin 1812, vepra i solli atij sukses të menjëhershëm. Ajo u shkrua mbi bazën e ditarit poetik të mbajtur nga Bajroni gjatë udhëtimeve të tij në vendet e Evropës. StrukturaPoema përbëhet nga katër këngë me strofa spenseriane (9-vargëshe), me rima dhe vargje me gjatësi të ndryshme, ku mbizotëron vargu pesëkëmbësh jambik (gjithsej 4455 vargje 10-11-rrokëshe). Krahas tyre, në poemë ndeshen edhe strofa katërvargëshe në interludet lirike “O lamtumirë! Atdheu im!”, “Tamburxhi, Tamburxhi!”, “Inez”. Kënga e parë (989 vargje)Përshkruan me lirizëm melankolinë, zhgënjimet, pakënaqësitë shpirtërore të heroit, largimin e tij nga vendlindja dhe udhëtimin e tij në Portugali e Spanjë. Haroldi mahnitet nga natyra madhështore e Portugalisë dhe fushat pjellore të Spanjës. Dëshpërohet e ndien keqardhje nga lufta vdekjeprurëse dhe rrënuese në Spanjën e pushtuar nga flakët. Ai paraqet heroizmin e popullit liridashës spanjoll dhe qëndrimet e fisnikërisë në antitezë mes tyre.  ANALIZË E VEPRËSShtegtimet e Çajld Haroldit  Xhozef Malord Uilliam Turner, \Çajld Haroldit\ Titulli i saktë i poemës është \kalorësit Harold\91
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97