Page 94 - Demo
P. 94
Francisko Goja,\Piktura përshkruan ngjarjen e përgjakshme të luftës së popullit spanjoll kundër francezëve.Vajza nga Saragoza (strofat 51-57)Poeti përshkruan gruan heroike pa emër të përveçëm, që mishëron heroizmin e popullit spanjoll në luftën për liri kundër zgjedhës së Napoleonit. Vajza e thjeshtë spanjolle, kur e thërret zëri i Atdheut, e var në shelg kitarën (simbol i këngëve të dashurisë), rrëmben armën dhe si trimëreshë hidhet në luftë. Kënga përshkohet nga ndjenja e trishtimit për luftën dhe fitoren e vështirë të popullit spanjoll. Kënga e dytë (927 vargje)Përshkruan udhëtimin e Haroldit në Greqi, Janinë, Himarë, Tepelenë, kthimin në Greqi dhe vazhdimin e udhëtimit deri në urën e Bosforit, në Stamboll. Poeti përshkruan natyrën, mediton për fatet e popullit grek, përshkruan me lirizëm virtytet e larta dhe folklorin e popullit shqiptar. GreqiaPjesa më e madhe e këngës i kushtohet Greqisë së viteve 1809-1811, vuajtjeve të saj nën zgjedhën e huaj, kur kryengritja për çlirimin kombëtar nuk kishte nisur ende. Lajtmotivi i poemës është kontrasti mes së kaluarës së lavdishme me heronj e monumente antike madhështore dhe gjendjes së mjeruar të Greqisë së kohës. Ai nuk ngurron të denoncojë Anglinë që grabit statujat antike të Akropolit. Poeti e nxit popullin grek që të ngrihet e ta fitojë lirinë dhe të mos presë që t’ia dhurojnë të huajt: Ata që duan liri, duhet të luftojnë ... vetëm me krahët tuaj do ta arrini ... Frëngu a Moskovi prisni t’jua dhurojnë?(strofa 76). Monument i Lord Bajronit në Athinë, Greqi92

