Page 95 - Demo
P. 95
ShqipëriaNë 40 strofa të Këngës së dytë, poeti përshkruan udhëtimin në një zonë të Shqipërisë. Gjatë udhëtimit, ai mbajti shënime dhe shkroi vargje, të cilat i shoqëroi me komente që shprehnin vlerësimin e lartë për bijtë e Shqipërisë (në përkthimin e tij, Skënder Luarasi krijon metaforën e bukur “Bijtë e shqipes”, që nuk e ka origjinali). Haroldi viziton disa krahina të Shqipërisë dhe qëndron për disa kohë në sarajet e Ali Pashë Tepelenës, në Janinë. Në vargjet për Shqipërinë mbizotërojnë lirizmi, entuziazmi, gjallëria. Nga vëzhgimi i vëmendshëm dalin aspekte të ndryshme të realitetit shqiptar. r Aspekti historik. Bajroni flet për figura historike (Aleksandri i Maqedonisë, Gjergj Kastrioti, Ali Pashë Tepelena) dhe për trimëritë e shqiptarëve në luftë. r Aspekti gjeografik. Heroi mahnitet nga natyra madhështore dhe e ashpër e Shqipërisë (përshkruan kreshtat e maleve, alpet e Himarës etj.). r Aspekti moral. Bajroni ngre lart vlerat morale të shqiptarit të thjeshtë (që ecën kryelartë në truallin stërgjyshor), si: mikpritja, bujaria, besa, ndershmëria, trimëria, shpirti i sakrificës, dashuria për lirinë, karakteri burrëror e luftëtar i shqiptarëve, autoriteti i Ali Pashës. Bajroni përshkruan gjithashtu figurën e gruas shqiptare: ngre lart fisnikërinë e shpirtit, bukurinë, besnikërinë bashkëshortore. Nga ana tjetër, poeti nuk ngurron të shprehë vërejtjen e tij se shqiptarët duhet të jenë më të përparuar “I kan vetit, veç më të arrira të qen”, strofa 65 ose të vërë në dukje shtypjen patriarkale që i bëhet gruas shqiptare (strofa 61). r Aspekti kulturor. Bajronit i la mbresa të veçanta pasuria etnografike e folkloristike e popullit shqiptar, sidomos vallet dhe këngët polifonike të tij. Në shënimet e Këngës së dytë, ai hodhi transkriptimet e dy prej këngëve që regjistroi. Kënga “Tamburxhi, tamburxhi” është krijuar mbi motivet e disa valleve të kënduara shqiptare (11 strofa katërvargëshe mes strofave 72 dhe 73 të Këngës së dytë).Greqia dhe ShqipëriaKënga vazhdon me përshkrimin e udhëtimit në Greqi e Turqi, ku rikthehen notat e trishtimit. Poeti vë përballë shpirtit liridashës, të paepur e krenar të shqiptarëve, nënshtrimin e popullit grek: “Dhe bijt’ e tu nuk ngrihen, vetëm shajnë, Dhe dridhen nga kërbaçi i dorës turke” (strofa 74); “s’është / Patriot kush leh për luftë, por në paqëi krruset zgjedhës; fshehur qan lirinë, Po buzagaz e ngjatjeton tiranin…” (strofa 83). Qamil Prizreni, \Lord Bajroni\ Tomas Filips, \Bajron me veshje shqiptare\Për Bajronin, veshja shqiptare ishte më madhështorja dhe më e bukura në botë. Ai bleu një kostum popullor dhe pozoi për piktorin Tomas Filips.93

