Page 96 - Demo
P. 96
Kënga e tretë (1102 vargje)Në Këngën e tretë, të cilën e shkroi dhe e botoi gjatë qëndrimit në Zvicër (1816), poeti përshkruan udhëtimin e Haroldit përgjatë lumit Rin në Belgjikë dhe në Alpet e Zvicrës. Ai shpreh shqetësimin për fatet e Evropës pas humbjes së Napoleonit në Vaterlo, të cilën e konsideron si një ndër tragjeditë e njerëzimit. Vargjet e tij u kushtohen edhe iluministëve, që me idetë e tyre frymëzuan Revolucionin Francez. Poeti shpreh gjithashtu dëshpërimin e thellë për vendosjen e diktaturës napoleonike dhe rikthimin e dinastisë së Burbonëve në Francë. Vargjet e fundit të këngës përshkohen nga nota optimizmi.Kënga e katërt (1674 vargje)E shkroi dhe e botoi në Itali (qershor 1817-1818). Në vargjet e kësaj kënge përshkruhen qytetet e mëdha dhe monumentet e Italisë, duke himnizuar figurat e pavdekshme italiane (Jul Çezari, Ciceroni, Dante, Petrarka, Bokaço, Mikelanxhelo, Alfieri, Taso, Galileo etj.) dhe të shkuarën e saj të lavdishme si frymëzim për brezin e ri. Bajroni u këndon bukurive dhe vlerave të artit e të kulturës së Venecias, Romës, Firences etj. Shpresa e poetit për fitoren e popullit italian në luftën kundër pushtimit të huaj përshkon gjithë Këngën. Vargjet më të bukura të saj janë ato ku poeti \rrëfen në vetën e parë për Italinë dhe figurat e saj të mëdha. Poeti dhe personazhiIdentifikimi i personazhit me poetin bëhet për dy arsye: itinerari i njëjtë i udhëtimeve dhe karakteri i ngjashëm. Në parathënien e dy këngëve të para, Bajroni e quan Çajld Haroldin “fëmijë i imagjinatës”, ndërsa në dorëshkrimet e tij e quan Çajld Burun (me mbiemrin e tij të vjetër). Në tri këngët e para, rrëfimi është në vetën e tretë, ndërsa në këngën e katërt (e konsideruar nga kritika si më e bukura), poeti rrëfen në vetën e parë. Vepra pasqyron me çiltërsi përvojën jetësore dhe ndjenjat e autorit (epërsinë morale e intelektuale, zhgënjimin nga realiteti, shpërfilljen ndaj opinionit publik, ndjenjat liridashëse e demokratike). Heroi i poemës, Çajld Haroldi ka disa tipare të heronjve romantikë: është melankolik, i pasionuar pas natyrës, së bukurës dhe kulturës; zëdhënës i idealeve, aspiratave e dëshpërimit të Bajronit dhe të intelektualëve evropianë të kohës. Bajroni, në një nga udhëtimet e tij në Ballkan. (Pikturë e kohës)94

