Page 97 - Demo
P. 97
Haroldi përshkruan përmes vargjesh ngjarje historike karakteristike të vendeve që vizitoi, si dhe reflektime personale. Elementi autobiografik është i dukshëm: djaloshi Harold është vetë Bajroni, që përshkruan vendet e vizituara dhe përjetimet përkatëse, duke evokuar me një stil klasicist dhe ndjeshmëri romantike fakte dhe personazhe të mëdha historike. Dallimi mes poetit dhe Çajld Haroldit është se Bajroni merr pjesë aktive në ngjarjet e kohës, ndërsa Haroldi mbetet deri në fund vëzhgues pasiv (si udhëtar i huaj, magjepset nga natyra, entuziazmohet nga veprat heroike dhe virtytet e larta të kombeve, dënon nënshtrimin dhe shtypjen, por shmanget ose rri larg problematikave të tilla dhe vazhdon rrugëtimin).Krahas heroit individualist, të vetmuar, të zhgënjyer dhe të pakënaqur nga realiteti, Bajroni krijon edhe heroin kolektiv, i cili shpreh aspiratat e vegjëlisë (djemtë e Spanjës, vasha nga Saragoza, bijtë e rreptë të Shqipëris’, himarjotët, suljotët, grekët, italianët), por fati i tij nuk njësohet me atë të heroit individualist. Bashkëkohësit e Bajronit panë tek protagonisti i veprës mishërimin e tërësisë së qëndrimeve që u quajt “sëmundja e shekullit”. Arti i Bajronit“Shtegtimet e Çajld Haroldit” është poemë liriko-epike, me rrëfim të lirë poetik, të çliruar nga dogmat e ngurta letrare të klasicizmit, me ndryshime të papritura të ritmit e të tonit. Ajo dallohet për figuracionin e pasur me: aliteracione, antiteza, apostrofa, epitete, hiperbola, kontraste, krahasime, metafora, onomatope, pasthirrma, personifikime, pyetje retorike etj. (p.sh.: deti i trazuar përshkruhet me apostrofa të fuqishëm personifikues).Studim teksti 1. Ku e shkroi Bajroni veprën “Shtegtimet e Çajld Haroldit”?2. Flisni për strukturën e kësaj vepre. __________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________3. Çfarë e mahnit Haroldin në Këngën e parë?4. Si e përshkruan autori heroizmin e gruas te “Vajza nga Saragoza”?5. Përshkruani natyrën e Shqipërisë dhe përshtypjet e udhëtimit të heroit në Këngën e dytë. Çfarë e emocionon më shumë atë?6. Pse themi që Greqia zë një vend të rëndësishëm në ndjesinë poetike të Bajronit? 7. Cilat janë elementet historike, gjeografike, morale dhe kulturore në vepër? __________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________ __________________________________________________________________________________________________8. Analizoni prirjen iluministe të autorit në Këngën e tretë.9. Vlerësoni notat e optimizmit në Këngën e katërt, kushtuar Italisë.10. Nga se karakterizohet heroi bajronian? Ç’vlerë i jep veprës së Bajronit elementi autobiografik?11. Si klasifikohen heronjtë e veprës? Si shkrihet bota e poetit me botën e heroit?12. Veçoni karakteristikat e poemës \Sëmundja e shekullit (Mal du siècle)Sëmundja e shekullit është një term që u përdor për herë të parë nga A. de Myse. Ky nocion i estetikës romantike shpreh një gjendje shpirtërore ku mbizotëron melankolia, zhgënjimi dhe mërzia e të rinjve evropianë që besuan te racionalizmi i iluminizmit, i cili la pas vetëm një zbrazëtirë të madhe shpirtërore.95

