Page 98 - Demo
P. 98


                                    FRAGMENTRebelimi i Çajld Haroldit Suksesi dhe ndikimi shumë i madh i Bajronit lidhen me mitin që rrethoi jetën e tij. Në figurën e protagonistit Harold (që mishëron heroin romantik), elementet autobiografike janë më se të dukshme. Meditimet dhe emocionet që përjetoi gjatë udhëtimeve, ai i pasqyroi në poemën “Shtegtimet e Çajld Haroldit”. Në strofat e Këngës së parë, Bajroni na njeh me protagonistin, të cilit, jeta me dëfrime por e zbrazët i ka sjellë zhgënjime, pakënaqësi e mërzitje. Atdheu i duket si një burg që i zë frymën, prandaj vendos të largohet dhe të ndërmarrë një udhëtim. Në strofat e Këngës së tretë shpaloset romantizmi aristokratik i Bajronit: tema e arratisjes, e heroit romantik që largohet nga grigja e njerëzve të thjeshtë; e natyrës mike, bashkëbisedueses së tij të vetme. Haroldi krenar jeton në gjendjen tipike të izolimit të individit romantik: i vetëm, larg botës së zakonshme të njerëzve, përçmimin për të cilët e shpreh nëpërmjet termit grigjë (në origjinal). Miqtë dhe bashkëbiseduesit e heroit romantik janë: natyra me peizazhet e saj më vetmitare dhe të skajshme (malet, oqeani, shkretëtira, pylli, shpella). Në këtë pjesë të poemës mbizotëron tema tipike romantike e vetmisë në natyrë, e cila pasqyron pasionet e njeriut. Po aq e dukshme është metafora e librit të natyrës, faqet e të cilit reflektohen në ujërat e liqenit.I/210 N’ishull të Albionës* rronte një djaloshQë s’e tërhiqnin rrugët e Urtisë; Por humbte ditët në çthurje e shënde bosh,Dhe zgjonte netët me britmat e alegrisë.Ah! Me t’vërtet s’kish pikën e burrnisë,I dhënë krejt pas qejfesh që s’kanë hije;S’i hynte n’sy kurrgjë veç shoqërisëMe femra nate e zuska zanatlie, Dhe gjithfar meraklinjsh për veshje, ngrënie e pije.1I/319 Çajld Harold* quhej: - por, nga i rrithte faraDhe emri i lasht, ta them, mua s’më shkon;Veç kaq mjafton, që kishin qën’ përparaMe famë e me lavdi: por ja, qëllon4sQMsÀOL]LNHTQG\\QSsUJMLWKPRQsNjë emër, sado i ndritur t’ish dikur; Dhe s’ka relik o hi në varr që mbron,As prozë o vjershë e ëmbël-mjalt që mburrO zbukuron dot turpe që s’i bën një burr.2I/428 Haroldi u thek në diellin e mesditës,Duke dëfryer si plot miza tjera;S’mendoi se pa iu afruar fundit ditësPrej bastrës mund t’i thahej gjith’ pranvera; Por, pa iu hapur mir’ burrnimit dera, 1 10-18 Në Angli jetonte një djalosh, të cilin nuk e kënaqte jeta e ndershme/ e virtytshme; ditët i shkonte dëm me shoqëri të keqe, ndërsa natën dëfrente deri vonë. Ishte njeri i paturpshëm e pa karakter, shqetësimi i vetëm i tij ishte të argëtohej, të vishej, të hante, të pinte me këdo dhe kudo. *Albiona: Anglia.2 19-27 Emri i tij ishte Çajld Harold, por s’po e them prejardhjen e fisit të tij të lashtë; mjafton të them që vinte nga derë e madhe dhe stërgjyshërit e tij kanë qenë të lavdishëm; mirëpo ndodh që një pinjoll ta ndyn emrin sado të shkëlqyer ta kesh pasur; as prejardhja dhe as krijime të ëmbla si mjaltë nuk e zbukurojnë dhe as e shenjtërojnë krimin. *Çajld është titull mesjetar për kalorësit. Në dorëshkrim, Bajroni përdor emrin “Çajld Burun”, sipas formës së vjetër të emrit të familjes së tij. 3 28-36 Haroldi thekej nën diellin e moshës së re, duke dëfryer si çdo mizë tjetër; nuk e mendonte se para se të mbaronte udhëtimi i tij i shkurtër në këtë jetë, mjaftonte një cikmë që Kënga I, III96
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102