Page 99 - Demo
P. 99


                                    I ngjau diçka më e keqe se prapsia;Iu vel çdo gjë, iu kthyen lulet ferra, S’desh më të rrinte në vendlindje t’tia,Ku ndjehej më qyqar se murgu te qelia.3I/646 Shpirtin tani Haroldi e kish të vrarë,Dhe desh që shoktë e orgjeve t’i linte;Thon’, nganjëherë i vinte për të qarë,Por Krenaria lotët në sy ia ngrinte;Mënjan, veç, ndër mendime të hidhur rrinte:Vendosi t’lërë atdheun, tej detit t’shkonteDhe vise të përvluar në diell të mrrinte*; Nga ëndja i ngopur, vojtjen, thua, lakmonte; Veç për të ndërruar vend dhe Ferrin do kërkonte.4III/12100 Por shpejt e pa që prej natyre ishMë i papërshtatshëm që të shoqërohej Me njerëzit rrotull, me të cilët kishPak gjë t’përbashkët; mendja e tij s’nënshtrohejTe askush, ndonëse kjo mendje e mësoi t’u shtrohej,Kur ishte i ri, marrive; shpirti i tijS’iu bind idesh që e bënin t’revoltohej;krenar dhe në vetmi, kërkoi taniNjë jet’ më vete, të mos merrej me njeri.5III/13109 Ku ngriheshin male, aty i kish miqt’ e dashur; Ku ushtonte oqeani, aty e kish shtëpinë;Ku hapej qielli i kaltër e ajri i pastër,Kish qef të bridhte, aty e kish fuqinë;Val’t, shkumën, pyllin, shpellën, shkretëtinë,,NLVKWHVKRNsHDWDLÁLVQLQTDUWsNë gjuhë më të kuptueshme se të tijnë,Që shpesh e harronte krejt kur dielli i zjarrtë1GULWWHPELÁHWsWHOLEULW* të natyrës së artë.6III/15127 Por midis darës së njerëzisë mbërthyer,Pa prehje e paqe, lodhur e drobitur,lëngoi si një skifter me krahë të thyerQë s’rri dot veç në hapësirë ku është rritur.pra i hipën prap’ të tijat* dhe, i mërzitur,Si zogu që përpiqet në kafazndaj telave, me sqep duke i çokitur,Sa i bëhen pëndët gjak, ky u fry maraz,dhe shpirti i ndrydhur iu mbloth lëmsh mu në gurmaz.7III/16136 Haroldi i vetmërguar prap’ ia mbathi,Pa pikë shprese, por më pak brengosur;Vetëdija që jetonte kot, që fatiS’i la këtej varrit gjë pa handakosur,t’i thahej e gjithë pranvera. Pa kaluar një të tretën e jetës së tij, i ndodhi diçka më e keqe se fatkeqësia; u vel nga jeta, iu mërzit shtëpia, nuk donte të jetonte më në shtëpinë e tij, që i dukej më e shkretë se qela e murgut.4 46-54 Haroldi nis të pikëllohet, dëshiron të largohet nga shokët e zdërhallur; ndonjëherë i vjen për të qarë, por krenaria ia ngrin lotët në qepallë; tërhiqet mënjanë nga mendimet e zymta; vendos të mërgojë jashtë atdheut, drejt viseve të ngrohta (*Bajroni mendonte të vizitonte Indinë). Është aq i velur nga argëtimet në vendin e tij, saqë tani do të preferonte më mirë trishtimin (do të pranonte edhe vuajtjet e ferrit), vetëm të largohej prej aty.5 100-108 Shpejt ai e kupton se është personi më pak i përshtatshëm për t’u bashkuar me njerëzit e tjerë: ka pak gjëra të përbashkëta me ta, nuk mund t’ua nënshtrojë mendimet e tij të tjerëve, edhe pse në rini shpirtin ia kishin shtypur vetë mendimet e tij; nuk ua jepte sundimin e mendjes së tij, shpirtrave që i tiji i kundërshtonte; krenar dhe në vetmi, jeton i mbyllur në vetvete, i izoluar nga bota, i paaftë të gjejë ngjashmëri me grigjën e njerëzve të tjerë, që i konsideron inferiorë përballë tij.6 109-117 Ku ngrihen male, aty janë miqtë e tij; ku fryhet oqeani, atje është vatra e tij; ku shtrihet qielli i kaltër dhe një klimë e nxehtë e ka mendjen të bredhë; shkretëtira, pylli, shpella, shkuma e detit, janë shokët e tij; ata flasin të njëjtën gjuhë, më të qartë se ajo e librave të gjuhës amtare, që ai e braktis për faqet e librit të natyrës, të pasqyruara në liqen nga rrezet e diellit. Natyra është shoqja e tij, flet një gjuhë të kuptueshme, i jep prehje dhe lehtësim, e shëtit kudo. *Poeti po shkruan në brigjet e liqenit të Gjenevës: faqet e natyrës janë ato të Alpeve. 7 127-135 Mes njerëzve, ai bëhet një qenie e shqetësuar, e konsumuar, e zymtë, e lodhur; lëngon si një fajkua i lindur i lirë me krahë të prerë, por që për të, vetëm ajri i pakufi është banesë: atëherë i kthehet zelli për ta kaluar dhe, ashtu si zogu i mbyllur e ka zakon ta godasë gjoksin dhe sqepin te fijet e hekurta të kafazit, derisa gjaku t’ia lagë pendët, ashtu edhe zjarri i shpirtit të tij të burgosur do t’ia çajë gjirin. *Shprehja është marrë nga “Makbethi” i Shekspirit, e përdorur në kuptimin “i hip dalldia”.8 136-144 Haroldi, mërgimtar vullnetar, ikën sërish, pa asnjë shpresë, por me më pak trishtim. Kur e kupton se jeton më kot, se gjithçka ka mbaruar përtej varrit, Dëshpërimi 97
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103