Page 10 - Demo
P. 10


                                    6Faktorët, fuqitë dhe rrënjëtZBATIM1.1 Faktorët dhe shumëfishat SHEMBULLShpjegoni pse katrori i një numri të thjeshtë ka vetëm 3 pjesëtues.1 Një numër i thjeshtë p, ka vetëm dy pjesëtues, 1 dhe p (veten).2 Bëni listën e faktorëve të katrorit të numrit të thjeshtë.p2 = 1 × p2 dhe p2 = p × p3 Të vetmit pjesëtues janë: 1, numri i thjeshtë p dhe numri p2.SHEMBULLPMP-ja i dy numrave është 6. ShVP-ja është 1080. Beni thotë se dy numrat duhet të jenë 54 dhe 120. Tregoni që ka edhe mundësi të tjera.1 Gjeni një çift tjetër numrash që kanë PMP dhe ShVP të njëjtë me 54 dhe 120.2 Shkruani faktorët e thjeshtë të 54 dhe 120 në një diagram Veni.54 = 2 × 33 120 = 23 × 3 × 52325233Faktorëte 54Faktorëte 12023252333 Gjeni një çift tjetër numrash me PMP dhe ShVP të njëjtë.Një çift i mundshëm është: 2 × 33 × 5 = 270 dhe 23 × 3 = 24Një çift tjetër i mundshëm është: 2 × 3 = 6 dhe 23 × 33 × 5 = 1080 ose 33 × 23 = 216 dhe 2 × 3 × 5 = 30.KUJTONIPjesëtuesi më i madh i përbashkët (PMP) i dy numrave, quhet numri më i madh i cili është pjesëtues (faktor) i përbashkët për të dy numrat.Shumëfishi më i vogël i përbashkët (ShVP) i dy numrave, quhet numri më i vogël i cili plotpjesëtohet nga të dy numrat.PMP-në dhe ShVP-në e dy numrave, mund t’i gjeni duke shkruar faktorët e thjeshtë të tyre në një diagram Veni.PMP-ja është prodhimi i numrave që ndodhen në prerjen e bashkësive.ShVP-ja është prodhimi i të gjithë numrave që janë në diagram.HAPATSi të zgjidhim problema me pjesëtues (faktorë) ose shumëfisha1 Lexoni kërkesën dhe vendosni si do t’i përdorni njohuritë tuaja në shërbim të saj.2 Punoni në mënyrë sistematike, bëni lista, pemën e faktorëve dhe/ose diagramin e Venit në mënyrë që të gjeni pjesëtuesit (faktorët) dhe shumëfishat.3 Përgjigjuni kërkesës, sigurohuni që mund të argumentoni përgjigjet tuaja.Xhon Veni (John Venn) shpiku diagramet e Venit si një mënyrë për të paraqitur bashkësitë. Ato përdoren gjerësisht në probabilitet. Dritarja në figurë, e pikturuar për nder të Venit, ndodhet në sallën e ngrënies së kolegjit Gonvill & Kaius të Universitetit të Kembrixhit.Mund t’i zhvendosni faktorët nga njëri rreth në tjetrin, duke i mbajtur jashtë prerjes, për të gjetur çifte të tjera numrash me të njëjtën PMP dhe ShVP. Numrat brenda në prerje nuk duhet të ndryshojnë. 	
                                
   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14