Page 100 - Demo
P. 100
96Veprime me numra 2 ZBATIM5.3 Shkrimi standard i numrit SHEMBULLRozi shkruan (7,2 × 10-4) : (3,6 × 10-8) = 2 × 10-12A ka vepruar saktë ajo? Argumentoni përgjigjen tuaj.1 Jo. Ajo ka shumëzuar 10-4 me 10-8 në vend që t’i pjesëtojë ato.2 Veprimi i saktë është(7,2 : 3,6) × (10-4 : 10-8 ) = 2 × 10-4 – (–8) = 2 × 104Kontrolli tregon që përgjigjja e Rozit nuk është e saktë. Për numrat pozitivë, kur pjesëtojmë një numër me një numër më të vogël se ai, përfundimi duhet të jetë një numër më i madh se 1.SHEMBULLMasa e atomit të karbonit është 2 q 10-23 g.Sa atome të tilla janë në një kilogram karbon?1000 : (2 × 10-23) = (1 × 103) : (2 × 10-23) 1 = (1 : 2) × (103 : 10-23 ) = 0,5 × 1026 = 5 × 1025 3Në një kilogram karbon gjenden 5 × 1025 atome.Një numër shumë i madh, siç mund të prisnit!KUJTONIMe shkrimin standard, një numër paraqitet në trajtën A × 10n, ku n është numër i plotë dhe 1 ⩽ A < 10.HAPATSi të përdorim shkrimin standard në llogaritje 1 Lexoni kërkesën. Përcaktoni llogaritjet që duhet të kryeni.2 Kryeni veprimet duke përdorur njohuritë tuaja për shkrimin standard.3 Jepeni përfundimin në shkrimin standard.SHEMBULLMërkuri është 5,79 q 107 km larg nga Dielli. Afërdita është 1,08 q 108 km larg nga Dielli. Gjeni vlerën më të vogël të largesës ndërmjet Mërkurit dhe Afërditës.1 Vizatoni një skicë për orbitat. Vlera më e vogël e largesës = (1,08 × 108 ) – (5,79 × 107)2 Shkruajini të dy numrat me të njëjtën fuqi të numrit 10. = (10,8 × 107) – (5,79 × 107) = (10,8 – 5,79) × 1073 = 5,01 × 107km Përfshini njësitë.Vlera më e vogël e largesësA e dini se…Shkrimi standard i ndihmon shkencëtarët për të paraqitur madhësi shumë të vogla, si vëllimin e një atomi, si dhe madhësi shumë të mëdha, si numrin e atomeve në univers. Mendohet se në universin e njohur deri tani ka 1 × 1080 pjesëza elementare. Pjesëtoni 1 kg me masën e një atomi karbon.Jepeni përfundimin në shkrimin standard.

