Page 106 - Demo
P. 106


                                    1026 Grafikët 2Rezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: njeh, ndërton dhe interpreton grafikë të funksioneve të thjeshta të fuqisë së tretë, të funksionit përpjesëtimor të zhdrejtë ku x z0;  njeh, ndërton dhe interpreton grafikë të funksionit eksponencial y = ax, për 0 < a z1;  njeh, ndërton dhe interpreton grafikë të funksioneve trigonometrike y = sinx, y = cosx dhe y = tgx, për të gjitha këndet; skicon shëmbëllimin e grafikut të një funksioni të dhënë në zhvendosjen paralele dhe në simetritë; vizaton dhe interpreton grafikë të funksioneve joelementare, të dhënë në kontekste reale, për të gjetur zgjidhje problemore të përafërta, siç janë situatat problemore të thjeshta kinematike që përfshijnë rrugën, shpejtësinë dhe nxitimin; njehson ose gjen me përafrim koeficientin këndor të grafikut dhe syprinën e zonës së kufizuar nga grafikët e funksioneve lineare dhe boshti Ox; interpreton përfundimet në rastet e grafikëve rrugë-kohë, shpejtësi-kohë, si dhe në rastet e grafikëve linearë të situatave financiare; njeh dhe përdor ekuacionin e rrethit me qendër në origjinën e koordinatave;  gjen ekuacionin e tangjentes së një rrethi në një pikë të dhënë.Për çfarë na shërben...Kur gjuajmë topin, e dimë se si do të jetë përafërsisht trajektorja e tij. Topi do të përshkojë një vijë të lakuar dhe do të arrijë pikën me lartësinë më të madhe. Gjatë rënies në tokë, ai do të përshkojë përafërsisht të njëjtën lakore si në ngjitje. Në futboll, portieri e di mirë se si funksionon kjo, prandaj sulmuesi mundohet ta gjuajë topin, duke e bërë atë të rrotullohet rreth vetes, në mënyrë që gjuajtja të jetë e paparashikueshme. ... matematika?Trajektorja e topit mund të modelohet matematikisht me anë të një ekuacioni të fuqisë së dytë. Studimi i ekuacioneve të fuqisë së dytë dhe i grafikëve të tyre na ndihmon për të kuptuar se si lëviz një objekt si pasojë e gravitetit (forcës së rëndesës) dhe na tregon ku mund të ndalojë ai.
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110