Page 110 - Demo
P. 110
106Grafikët 2ZBATIM6.1 Funksionet e fuqisë së tretë dhe funksioni përpjesëtimor i zhdrejtëKUJTONINjë funksion i fuqisë së tretë përmban gjithmonë ndryshoren në fuqi të tretë dhe jo më të lartë.Trajta e përgjithshme e funksionit të fuqisë së tretë është: y = ax3 + bx2 + cx + dFunksioni përpjesëtimor i zhdrejtë përmban një thyesë tek emëruesi i së cilës vendosen vlerat në hyrje, pra të x. Funksioni përpjesëtimor i zhdrejtë ka trajtën y = ax .Grafiku i funksionit përpjesëtimor të zhdrejtë përbëhet nga dy degë që u afrohen pafundësisht boshteve vertikale dhe horizontale të sistemit koordinativ, por nuk i presin ato.HAPATSi të vizatojmë funksione të fuqisë së tretë më të ndërlikuara1 Ndërtoni një tabelë duke zëvendësuar vlerat e x në formulën që jep funksionin.2 Gjeni vlerat korresponduese të y.3 Përdorni pika të mjaftueshme sa për të vizatuar një grafik të fuqisë së tretë.4 Ndërtoni me kujdes boshtet dhe pikat.SHEMBULLa Skiconi grafikun e funksionit y = 2x3 − 3x2 − 4x + 1. Përdorni vlera të x nga x = −1,5 në x = 2.b Me anë të grafikut tuaj, tregoni që ekuacioni i mëposhtëm ka tri zgjidhje.2x³ − 3x² − 4x + 1 = x − 1.a 1 / 3 Në tabelën e mëposhtme, janë dhënë 8 vlera të x, duke filluar me x = −1,5 dhe duke u rritur me nga 0,5.x -1,5 -1 -0,5 0 0,5 1 1,5 22x³ −6,75 −2 −0,25 0 0,25 2 6,75 16-3x² −6,75 −3 −0,75 0 −0,75 −3 −6,75 −12-4x 6 4 2 0 −2 −4 −6 −8+1 11 11 11 1 1y −6,5 0 2 1 −1,5 −4 −5 −32 Në rreshtin e fundit të tabelës janë dhënë vlerat korresponduese të y për secilën vlerë të x.b Drejtëza y = x – 1 pritet me grafikun e y = 2x3 - 3x2 - 4x + 1 në tri pika. Për këtë arsye, ekuacioni 2x3 - 3x2 - 4x + 1 = x – 1 ka tri zgjidhje.1 2 x –2 –1 –11023–2–3y12345 x –3 –2 –1–110234–2–3yPër këto funksione, duhet të përdorni sa më shumë pika në ndërtimin e grafikut. 2041 1.5 2 2.5xy–2 –1 –0.5 –0.5 –1.5–2–4–6–8y = 2x3 – 3x2 – 4x + 1y = x – 1

