Page 116 - Demo
P. 116


                                    112Grafikët 22.1ZBATIM AFTËSI6.3 Grafikë nga jeta realeBoshtet duhet të jenë të emërtuara qartë, në mënyrë që lexuesi të interpretojë të dhënat.Shkallët duhet të zgjidhen me kujdes, në mënyrë që figura të jetë e qartë.Me anë të grafikëve, mund të paraqiten shumë situata. SHEMBULLGrafiku jep informacion për perimetrin e kokës së një bebeje të lindur në javën x të shtatzënisë.a Cila është mesorja e perimetrit të kokës së të porsalindurit:i 42 javësh? ii 40 javësh? iii 36 javësh?Vlerat e mesores jepen nga vija e ndërprerë e etiketuar “i 50-të”.b Gjatë cilës javë të shtatzënësisë prisni që kuartili i parë i perimetrit të kokës të jetë 33 cm?Vlerat e kuartilit të parë jepen nga vija e ndërprerë e etiketuar “i 25-të”.a Lexoni lart dhe më pas drejt.i 34,8 cm ii 34,1 cm iii 32,5 cmb Lexoni drejt dhe më pas poshtë. Gjatë javës së 39-të.SHEMBULLGjatë 8 minutash, Ania mat temperaturën e një gote çaji. Në tabelën e mëposhtme, janë dhënë rezultatet.Koha (minuta) 012345678Temperatura (ºC) 95 50 28 18 11 9 8 7,5 7a Ndërtoni një grafik për të paraqitur këtë informacion.b Ç’lloj funksioni mund të përdoret për të modeluar këto të dhëna?Ka shumë raste kur një situatë mund të modelohet nga funksione lineare, të fuqisë së dytë, përpjesëtimore të zhdrejta ose eksponenciale.a0 2 3 4 5 6 7 8 9 10 1koha (min)102030405060708090100 temperatura (oC)0 34i 0,4-ti 2-tëi 9-tëi 25-të i 50-të i 75-të 36java e shtatzënësisë38 40 4226272829303132333435363738i 99.6-tëi 98-të i 91-të Perimetri i kokës së të porsalinduritperimetri i kokës (cm)b Mund të përdoret një funksion eksponencial i trajtës y = a-x.Ky është një shembull i funksionit eksponencial zbritës (me bazë më të vogël se 1).
                                
   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120