Page 117 - Demo
P. 117
113ShkathtësiUshtrime 6.3A1 Një punonjës në një pikë shitjesh me shumicë merr një pagë prej 50 000 lekësh në muaj, plus 12% të gjithë shitjeve që bëhen.Ndërtoni një grafik për të treguar shumën që merr punonjësi për shitjet nga 0 lekë deri në 200 000 lekë.2 Grafiku i mëposhtëm paraqet informacionin për një garë ndërmjet Metit dhe Benit. largesa (m)0 2200400600koha (min) 4BeniMeti800100012001400a Cili nga djemtë ishte më i shpejtë në fillim të garës?b Në cilën çast Meti dhe Beni ishin në të njëjtën largesë?c Cili e përfundoi garën i pari?3 Dejvi po rregullon amortizatorët e biçikletës së tij. Në grafik paraqitet informacioni për forcën e amortizimit.a Cila është forca e amortizimit kur shpejtësia e kompresorit është 2 m/s?b Gjeni shpejtësinë kur forca e amortizimit është 70 N. c Ç’lloj funksioni mund t’i modelojë këto të dhëna?4 Në tabelën e mëposhtme, janë paraqitur të dhënat për një motor. Ato tregojnë se si ndryshon shpejtësia e rrotullimit (rrotullime për minutë) në varësi të tensionit.Volt 0 2 4 6 8 10rrot/min 0 80 160 240 320 400a Përdorini këto të dhëna për të ndërtuar një grafik që tregon se si ndryshon shpejtësia e rrotullimit në lidhje me tensionin.b Ç’lloj funksioni mund t’i modelojë këto të dhëna?5 Anila po planifikon një konferencë. Për koktejin pasues, ajo porositi 300 sanduiçë.a Numri mesatar i sanduiçëve për person varet nga sa persona vijnë në konferencë. Plotësoni tabelën e mëposhtme.Persona 20 40 60 80 100 120Sanduiçëb Përdorni këto të dhëna për të ndërtuar një grafik.c Ç’lloj funksioni paraqet grafiku? 6 Në tabelën e mëposhtme, paraqitet informacioni për popullsinë e botës. Viti 1804 1927 1959 1974 1987 1999 2011Popullsia (miliardë) 1234567a Ndërtoni një grafik me të dhënat, duke vendosur vitin në boshtin horizontal.b Ç’lloj funksioni mund të përdoret për të modeluar të dhënat?c Nëse të dhënat e vitit 1804 dhe 1927 nuk përdoren, ç’lloj funksioni mund të përdoret për të modeluar të dhënat?d Kur parashikoni që popullimi i botës të arrijë 8 miliard? Argumentoni përgjigjen tuaj.e Për të modeluar të dhënat, Lola përdor funksionin y = 1,02(x − 1920) + 1ku x = viti dhe y = popullimi në miliardë.Përdorni formulën e Lolës për të gjetur popullimin e botës në vitin:i 1974; ii 1996; iii 2050.7 Ndërtoni një grafik kohë-shpejtësi për udhëtimin e treguar në grafikun largesë-kohë. largesa (km)0 15koha (orë)21015*0 1 23420406080forca e amortizimit (N)shpejtësia e kompresorit (m/s)

