Page 134 - Demo
P. 134


                                    1307 Teorema e Pitagorës, trigonometria dhe vektorët Për çfarë na shërben...Mali më i lartë në botë është mali Everest në Himalaja. Lartësia e tij është 8 848 metra mbi nivelin e detit. Njerëzit e parë që janë ngjitur në majë të tij, janë Edmund Hilari dhe Sherpa Tenzing. Ata arritën në majë të Everestit në vitin 1953, gati 100 vjet pasi lartësia e tij u mat në kuadër të Studimit të Madh Trigonometrik të Indisë, në vitin 1856. Topografët e parë, ndërmjet tyre edhe Xhorxh Everest, llogaritën një lartësi prej 8 840 metrash, duke matur largesën dhe këndin e ngritjes ndërmjet malit dhe një pike fikse. matematika?Nëse në një problemë të dhënë vihet re një trekëndësh kënddrejtë, atëherë një matematikani i duhen vetëm dy të dhëna të tjera (nga të cilat, të paktën njëra të jetë brinjë) për të llogaritur të gjitha gjatësitë dhe këndet e mbetura.Rezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: njeh dhe zbaton teoremën e Pitagorës dhe teoremat e Euklidit për të gjetur gjatësinë e një brinje në një trekëndësh kënddrejtë ose gjatësinë e një segmenti në një rrjet koordinativ; zbaton formulat trigonometrike bazë në trekëndëshin kënddrejtë (sinus, kosinus dhe tangjent) për të gjetur kënde e gjatësi në këtë trekëndësh; njehson vlerat e sakta të sin D dhe cos D për D = 0o, 30o, 45o, 60o dhe 90o, si dhe vlerat e sakta të tg D, për D= 0o, 30o, 45o dhe 60o; njeh dhe zbaton teoremën e sinusit dhe teoremën e kosinusit në trekëndëshin e çfarëdoshëm për të gjetur gjatësi dhe kënde; njeh dhe zbaton formulën S = 12absiny për të njehsuar syprinën, brinjët ose këndet në një trekëndësh të çfarëdoshëm; zbaton mbledhjen dhe zbritjen e vektorëve, shumëzimin e vektorëve me një numër, paraqitjen gjeometrike të vektorit, si dhe paraqitjen në shtyllë me anë të koordinatave; përdor vektorët në argumentime gjeometrike dhe vërtetime.
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138