Page 160 - Demo
P. 160
1568 Probabiliteti i ngjarjeve të kombinuaraRezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: gjen numrin e elementeve në bashkësi dhe kombinimet e tyre në mënyrë sistematike, duke përdorur tabela, rrjet katrorësh, diagramin e Venit dhe diagramin pemë; shqyrton hapësira rezultatesh të mundshme teorike për eksperimente të veçanta ose për eksperimente të përbëra me rezultate njësoj të mundshme (të barasmundshme) dhe i përdor ato për të njehsuar probabilitetin teorik; njehson probabilitetin e ngjarjeve të kombinuara, të varura dhe të pavarura, duke përfshirë diagramin pemë dhe paraqitje të tjera; njehson dhe interpreton probabilitetin me kusht nëpërmjet paraqitjeve të dendurive me tabela me dy hyrje, me diagramin pemë dhe diagramin e Venit.Për çfarë na shërben...Besimet se dukuritë natyrore lidhen me ngjarje të çfarëdoshme, janë të pranishme në çdo kulturë. Ju mjafton të kujtoni fjalët e një kënge për fëmijë (... Një maçok fytyrën lau/ Gjyshja ime kur e pa,/ Do të bjerë shi, na tha), për të kuptuar se sa të përhapura kanë qenë dhe janë këto besime edhe në kulturën shqiptare. Meqenëse parashikimet afatgjata nuk janë gjithmonë të besueshme, njerëzit, ashtu si gjyshja e këngës, janë përpjekur të gjejnë “justifikime” për të pasur më shumë siguri për të ardhmen.Sigurisht, që sakaq statistikat kanë treguar se parashikimet e motit nuk kanë lidhje me zakonet higjienike të maceve. ... matematika? Në gjuhën probabilitare, do të shtronim pyetjen: nëse një ngjarje e caktuar ndodh (lahet maçoku), a e rrit kjo probabilitetin që një ngjarje tjetër të ndodhë (të bjerë shi)?Ka raste të shumta, në të cilat, nëse ndodh një ngjarje e caktuar, do të rritet ndjeshëm probabiliteti që të ndodhë një ngjarje tjetër. Për shembull, kanceri i mushkërive shfaqet në mënyrë të paparashikueshme, por kjo ngjarje ka më shumë mundësi të ndodhë nëse personi është duhanpirës. Të kuptuarit e probabilitetit të ngjarjeve të ndërlidhura, na ndihmon për të vlerësuar rreziqet e përditshmërisë.

