Page 164 - Demo
P. 164


                                    160Probabiliteti i ngjarjeve të kombinuara8.1ZBATIMBashkësitëKUJTONIPrerja (A ∩ B) e dy bashkësive, është bashkësia që përbëhet nga të gjitha elementet e përbashkëta të dy bashkësive.Bashkimi (A ∪ B) i dy bashkësive, është bashkësia që përbëhet nga të gjitha elementet që ndodhen në të paktën njërën prej bashkësive.Plotësi i një bashkësie, përbëhet nga të gjitha elementet e bashkësisë universale që nuk ndodhen në atë bashkësi. Bashkësia universale përmban të gjitha elementet që lidhen me një veprimtari të caktuar. Bashkësia boshe nuk përmban asnjë element.Diagrami i Venit mund të përdoret për të treguar marrëdhënien ndërmjet bashkësive.HAPATSi të zgjidhim një problemë që paraqet disa bashkësi 1 Vizatoni diagramin e Venit për të paraqitur informacionin.2 Plotësoni me elementet (ose me numrin e tyre) të gjitha zonat e diagramit të Venit.3 Përdorni diagramin e Venit për të llogaritur probabilitetet.Mos harroni të vendosni të dhënat ose numrin e tyre edhe në zonën jashtë rrathëveSHEMBULLNjë mësues historie po organizon një udhëtim në Butrint për ata nxënës të klasave të 11-ta, që kanë dëshirë të shkojnë. Në shkollë ka 120 nxënës të klasave të 11-ta. 72 nxënësve u pëlqen shumë lënda e historisë. 90 nxënës do të vizitojnë Butrintin. 12 nxënësve nuk u pëlqen lënda e historisë dhe nuk do të shkojnë në Butrint. Gjeni probabilitetin që një nxënësi t’i pëlqejë historia dhe të vizitojë Butrintin.Vizatoni diagramin e Venit për të treguar numrin e nxënësve në çdo zonë. Numrin e nxënësve të cilëve u pëlqen historia dhe do të vizitojnë Butrintin, shënojeni me x. Numri i përgjithshëm i nxënësve është 120.72 - x + x + 90 - x + 12 = 120 174 - x = 120 x = 174 - 120  = 54P(histori dhe Butrint) = 54120 = 0,45SHEMBULLNë diagramin e Venit të paraqitur në figurë, tregohet numri i nxënësve në një shkollë fillore, të ndarë në ata që shkruajnë me dorën e majtë (M) dhe ata që mund të notojnë (N).a Sa nxënës ka shkolla?b Sa nxënës mund të notojnë? c Çfarë di për një nxënës që bën pjesë në bashkësinë M∩N?d Sa nxënës janë në bashkësinë M∩N?a 4 + 15 + 122 + 30 = 171 b 137 = 15 + 122 (Mblidhen vetëm numrat që ndodhen brenda rrethit të N.)M4 1530122NH72 − x1290 − xBxc Ata shkruajnë me dorën e majtë dhe mund të notojnë.d 15 (Vetëm numri që ndodhet në prerjen e dy rrathëve, M dhe N.)
                                
   158   159   160   161   162   163   164   165   166   167   168