Page 167 - Demo
P. 167


                                    163Shkathtësi1 Në pohimet e mëposhtme dalloni ato që janë të vërteta (V) dhe ato që janë të gabuara (G). V Ga Shuma e dy numrave natyrorë është numër natyror. b Ndryshesa e dy numrave natyrorë është numër natyror. c Prodhimi i dy numrave të plotë është numër natyror. d Shuma e dy numrave racionalë është numër racional. e Raporti i dy numrave natyrorë është numër racional. f Rrënja katrore e një numri të plotë është numër irracional. 2 Gjeni numrat racionalë katrori i të cilëve është:a 36 b 19 c449 d 0,01 e 0,00043 Në bashkësitë e mëposhtme, elementet gëzojnë një veti. Gjeni elementin që nuk e gëzon këtë veti.a {1; 9; 25; 64; 81; 99; 100}b {2; 6; 15; 21; 36; 48; 57}c {Durrës, Shëngjin, Vlorë, Korçë, Sarandë} 4 Jepen bashkësitë: A: {bashkësia e numrave natyrorë çift, më të vegjël se 20}; B: {bashkësia e numrave natyrorë tek, më të vegjël se 20}; C: {bashkësia e numrave natyrorë, më të vegjël se 20, që janë shumëfisha të numrit 3}; D: {bashkësia e numrave natyrorë, më të vegjël se 20, që janë shumëfisha të numrit 5}. Gjeni A ‚B; A ‚C; A ‚D; B ‚C; B ‚D; C ‚D.5 Jepen bashkësitë:A: {Bashkësia e trekëndëshave dybrinjënjëshëm};B: {Bashkësia e trekëndëshave barabrinjës};C: {Bashkësia e trekëndëshave kënddrejtë}.Gjeni A‚B; A‚C; B‚C.6 Jepen shifrat 1; 2 dhe 5. Shkruani bashkësinë e numrave natyrorë tri shifrorë të formuar me këto shifra (pa përsëritjen e shifrave).a Sa elemente ka kjo bashkësi?b Cili prej tyre është elementi më i madh? Elementi më i vogël?7 Në diagramin e Venit janë paraqitur bashkësitë M, S dhe P.Gjeni (MƒP)‚S.8 Jepet n ‰N. Tregoni që n(n + 1)2N .9 Bashkësia A ka n elemente dhe bashkësia B ka m elemente (n > m). Gjeni:a Numrin maksimal dhe minimal të elementeve të bashkësisë AƒB.b Numrin maksimal dhe minimal të elementeve të bashkësisë A‚B.10 Jepen bashkësitë A = {1, 3, 5, 7} dhe B = {m, n}. Gjeni A q B dhe B qA.11 Jepet A qB = {(1, 1); (1, 2); (1, 3); (1, 4); (2, 1); (2, 2); (2, 3); (2, 4)}. Gjeni A ‚B.12 Në një grup prej 20 nxënësish, 7 pinë çaj, por jo kafe, ndërsa 16 pinë çaj. Të tjerët pinë kafe. Sa nxënës pinë kafe, por jo çaj?13 Një klasë ka 25 nxënës, nga të cilët 12 luajnë shah, 8 luajnë pingpong dhe 5 luajnë edhe shah edhe pingpong. Sa nxënës të klasës nuk luajnë as shah e as pingpong?14 Në një klasë me 24 nxënës, secili luan ose volejboll, ose basketboll. 15 prej tyre luajnë volejboll, ndërsa 7 i luajnë të dy sportet. Sa nxënës luajnë vetëm basketboll?15 Në një klasë 20 nxënës mësojnë matematikë të avancuar, 12 mësojnë kimi të avancuar dhe 5 nxënës i mësojnë të dyja. Çdo nxënës është i angazhuar të paktën në një nga këto dy lëndë. Sa nxënës ka klasa?Ushtrime 8.2A1M2375468PS
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171