Page 171 - Demo
P. 171


                                    167ShkathtësiUshtrime 8.3A1 Duke përdorur tabelën e Joanës në shembullin e mëparshëm, gjeni probabilitetin që shuma e pikëve në dy zaret të jetë:a fiks 10; b të paktën 10;c një numër katror i plotë; d më pak se 5.e Shkruani bashkësinë e të gjitha rezultateve të mundshme2 Duke përdorur tabelën e Lenës në shembullin e mëparshëm, gjeni probabilitetin që prodhimi i pikëve në dy zaret të jetë:a fiks 10; b të paktën 10;c një numër katror i plotë; d më pak se 5.e Shkruani bashkësinë e të gjitha rezultateve të mundshme.3 Hidhen dy zare të rregullta dhe mbahet shënim ndryshesa e pikëve.a Ndërtoni një tabelë për të treguar hapësirën e rezultateve.b Shkruani bashkësinë e të gjitha rezultateve të mundshme. c Gjeni probabilitetin që ndryshesa të jetë: i 0; ii 3; iii 6; iv një numër i thjeshtë.4 Një monedhë e rregullt hidhet tri herë dhe shënohen rezultatet (për shembull: lek, lek, stemë).a Shkruani bashkësinë e 8 rezultateve të mundshme.b Sa mundësi ka që dy monedha të bien “lek”?c Sa mundësi ka që të kemi tri rezultate të njëjta?5 Përdoren dy ruleta të rregullta. Në njërën, pikët e mundshme janë 1, 2 dhe 4; në tjetrën 1; 3 dhe 5. Mbahet shënim shuma e pikëve të të dyja ruletave.a Ndërtoni tabelën e hapësirës së rezultateve.b Shkruani bashkësinë e të gjitha rezultateve të mundshme. c Gjeni probabilitetin që rezultati të jetë: i 2; ii 3; iii çift. 1 241536 Ruletat e ushtrimit 5 përdoren përsëri, por rezultati që shënohet është prodhimi i pikëve.a Ndërtoni tabelën e hapësirës së rezultateve.b Shkruani bashkësinë e të gjitha rezultateve të mundshme. c Gjeni probabilitetet që rezultati të jetë: i 2; ii 3; iii çift.7 Për ruletat e përdorura në ushtrimet 5dhe 6, nëse do të donit një numër tek, do të ishte më mirë të përdornit shumën apo prodhimin e pikëve?8 Një çift zaresh të rregullta hidhen dhe shuma dhe prodhimi i pikëve shënohen në dy lista. Zaret hidhen 100 herë.a Vlerësoni numrin e herëve që shuma do të jetë 10. b Vlerësoni numrin e herëve që prodhimi do të jetë 10.c Në listën e shumave, numri 6 do të shihet më shumë se, më pak se, apo njëlloj me listën e prodhimeve?d Në listën e shumave, numri 3 do të shihet më shumë se, më pak se apo njëlloj me listën e prodhimeve?e Marini thotë se numri 7 me siguri do të shfaqet më shumë në listën e shumave, sepse 7 nuk mund të përftohet si prodhim. A ka të drejtë ai?9 Dy zare të rregullta hidhen njëkohësisht. Njëri është zar i rregullt me numrat 1-6, ndërsa tjetri ka 1, 2, 2, 3, 3, 3. Mbahet shënim shuma e pikëve në të dyja zaret. Ndërtoni një tabelë për të treguar hapësirën e rezultateve.a Gjeni probabilitetin që shuma e pikëve të jetë: i 6 ii 7 iii 9 iv 3.c Cili rezultat tjetër do të ndodhë po aq herë sa gjashta?d Pse rezultatet e tjera kanë më pak mundësi të ndodhin se gjashta?
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175