Page 173 - Demo
P. 173
169Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 8.3Z1 Nga një tufë letrash me numra 1-6, tërhiqen dy letra. Gjeni probabilitetin që ndryshesa e numrave të dy letrave të jetë:a 3;b pjesëtues i numrit 6;c të paktën 1.2 Një monedhë e rregullt hidhet derisa të bjerë lek dhe shënohet si rezultat numri i hedhjeve. Sa është probabiliteti që rezultati i shënuar të jetë të paktën 3?3 Hidhet një zar i rregullt dhe rrotullohet ruleta e treguar në figurë. Nëse ruleta ndalon te ngjyra e verdhë, ju humbni radhën (nuk zhvendoseni); në të kundërt, zhvendoseni aq sa tregon prodhimi i numrit të zarit me numrin që tregon ruleta.423 221a Duke përdorur simbolet K1 (e kuqe), V2 (e verdhë) etj., për rezultatet në ruletë, ndërtoni një tabelë për të treguar pikët e mundshme.b Sa është probabiliteti që rezultati të jetë: i 4; ii më i madh se 6.4 Letrat me numra 1-100 vendosen në një kuti dhe Aleksandra zgjedh rastësisht njërën prej tyre. Sa është probabiliteti që ajo të zgjedhë:a një numër njëshifror?b një numër dyshifror?c një numër që përmban të paktën një shifër 3?5 Përdorim dy ruleta. Njëra është ndarë në 5 pjesë dhe tregon numrat 1; 1; 2; 3; 5, ndërsa tjetra është ndarë në 6 pjesë dhe tregon numrat 3; 4; 5; 7; 8; 9, si në figurë.113 25 987 543a Sa është probabiliteti që shuma e pikëve të rëna në të dyja ruletat të jetë: i 6; ii numër çift.b Sa është probabiliteti që pikët në një ruletë të jenë të paktën sa dyfishi i pikëve në ruletën tjetër?6 Xhina dhe Xheni hedhin nga një zar të rregullt. Ajo që hedh numrin më të madh fiton lojën.a Nëse lejohet barazimi, sa është probabiliteti që Xheni të fitojë lojën?b Barazimi nuk lejohet. Nëse të dyja hedhin të njëjtin numër, atëherë ato duhet ta hedhin prapë zarin derisa njëra të fitojë. Sa është probabiliteti që të fitojë Xheni?7 Hidhen dy zare të rregullta. Njëri është blu dhe tjetri i kuq. Ngjarjet e mëposhtme janë përcaktuar nga pikët e hedhura.A – Zaret tregojnë të njëjtin numër.B – Shuma e pikëve është të paktën 10.C – Shuma është numër tek.D – Numri më i madh është 4.E – Pikët në njërin zar janë pjesëtues (përveç numrit 1 dhe vetë numrit) të pikëve në zarin tjetër.a Gjeni probabilitetet e mëposhtme. i P(A dhe B)ii P(E)iii P(C dhe D)b Gjeni dy çifte ngjarjesh të papajtueshme.c Sa çifte ngjarjesh të papajtueshme janë gjithsej?**Ndihmë: Merrni në konsideratë rezultatet e mundshme të hedhjes dy herë të monedhës së rregullt.

