Page 175 - Demo
P. 175


                                    171ShkathtësiUshtrime 8.4A1 Një universitet anketon 3 250 studentë. Afërsisht 2 000 studentë jetojnë me prindërit. 14 e studentëve që jetojnë me prindërit, punojnë me kohë të pjesshme. 3 në 5 studentë që nuk jetojnë me prindërit, punojnë me kohë të pjesshme.a Ndërtoni pemën e dendurive, duke treguar numrin e studentëve në çdo degë.b Një student zgjidhet rastësisht. Sa është probabiliteti që ai të punojë me kohë të pjesshme?2 Kontrolli Teknik Periodik (KTP) vlerëson nëse automjetet janë në gjendje për t’u përdorur. 10% e makinave nuk e kalojnë KTP-në, sepse kanë probleme me frenat. 40% e makinave me defekt në frena, kanë defekt edhe te dritat. 20% e makinave që nuk kanë probleme me frenat, kanë problem me dritat. Në muajin mars u vlerësuan 3 000 makina.a Ndërtoni një pemë dendurish për të treguar numrin e makinave që kanë probleme në frena dhe në drita.b Sa makina kanë probleme të paktën në njërën prej tyre: ose në frena, ose në drita?c Tomi thotë se pjesa tjetër e 3 000 makinave e ka kaluar KTP-në. A ka të drejtë ai?3 Një kompani ka punësuar 360 punonjës. 120 prej tyre janë meshkuj. 80% e meshkujve dhe 168 femra janë regjistruar në një skemë private pensionesh.a Ndërtoni një pemë dendurish që paraqet këtë informacion.b Gjeni probabilitetin që një punonjës që zgjidhet rastësisht të jetë në skemën e lartpërmendur të pensioneve.c Gjeni probabilitetin që punonjësi i zgjedhur të jetë mashkull.d Një punonjëse femër zgjidhet rastësisht. Gjeni probabilitetin që ajo të jetë në skemën e pensioneve. e Mblidhni probabilitetet e secilit rezultat në secilën prej degëve të pemës së dendurive.f Gjeni probabilitetin që një punonjës të jetë në skemën e pensioneve. A korrespondon përgjigja me përgjigjen e kërkesës b?4 Jetmira shkon në punë me makinë dy ditë në javë dhe me autobus tri ditët e tjera. Ajo vonohet në 10% të rasteve kur udhëton me makinë dhe në 20% të rasteve kur udhëton me autobus.a Ndërtoni një diagram pemë, duke treguar probabilitetet për çdo rezultat.b Jetmira punon 150 ditë në 8 muajt e parë të vitit. Ndërtoni pemën e dendurive për të treguar numrin e ditëve që ajo udhëton me makinë dhe numrin e ditëve që ajo udhëton me autobus dhe se në cilat prej tyre ajo është vonë, apo në kohë, për në punë.c Vlerësoni sa herë do të jetë vonë ajo gjatë kësaj periudhe.d Sa është probabiliteti që Jetmira të jetë vonë në një ditë të zgjedhur rastësisht gjatë kësaj periudhe?5 Atletët u nënshtrohen rregullisht analizave mjekësore për përdorim barnash të ndryshme, që rritin performancën e tyre (doping). Nëse një atlet merr barna të tilla, analizat do të japin rezultat pozitiv 19 herë nga 20. Edhe për atletët që nuk përdorin barna, analizat rezultojnë pozitive 1 herë në 50 raste. Mendohet se 20% e atletëve që marrin pjesë në një garë të veçantë përdorin barna. Autoritetet testojnë 500 atletë.a Ndërtoni pemën e probabiliteteve për të treguar numrin e atletëve që priten të përdorin ose jo barna, si dhe rezultatet e analizave.b Llogaritni numrin e përgjithshëm të analizave pozitive që priten.c Sa prej këtyre analizave pozitive dalin si rezultat i atletëve që nuk përdorin barna?d Gjeni probabilitetin që analizat të japin një rezultat të saktë.
                                
   169   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179