Page 183 - Demo
P. 183
179Përsëritje1 Ndërtoni një diagram të Venit për të treguar shumëfishat e numrit 3, numrat çift dhe pjesëtuesit e numrit 20 që janë më të vegjël se 20. Simoni zgjodhi një numër çift nga diagrami i Venit. Sa është probabiliteti që ky numër të jetë pjesëtues i numrit 20?2 Drini ka 3 pako të llojeve të ndryshme, me karamele me ngjyra të ndryshme. Denduria relative e çdo ngjyre për çdo lloj pakoje jepet në tabelë.Ngjyra Lloji 1 Lloji 2 Lloji 3 E kuqe 0,25 0,2 0,15Blu 0,25 0,3 0,35Portokalli 0,25 0,4 0,45E verdhë 0,25 0,1 0,05Drini zgjodhi një karamele nga secila pako. Vlerësoni probabilitetin që ai të zgjedhë:a tri karamele me të njëjtën ngjyrë;b të paktën dy karamele të kuqe.3 Jeta mund të zgjedhë vezë, djathë ose proshutë për sanduiçin e saj dhe mund të përdorë bukë të bardhë, të zezë ose thekre.a Ndërtoni një tabelë për të treguar të gjithë tipat e mundshëm të sanduiçëve.Probabiliteti që Jeta të zgjedhë një lloj buke, ose një mbushje të caktuar, është i njëjtë midis mundësive të ndryshme. b Sa është probabiliteti që ajo të zgjedhë:i bukë thekre?ii vezë dhe bukë të zezë?iii as proshutë, as bukë të bardhë?4 Megi duhet të kalojë dy semaforë për të shkuar në punë. Probabiliteti që i pari të jetë i kuq kur ajo të arrijë përballë tij, është 0,15 për të parin dhe 0,35 për të dytin. a Ndërtoni një diagram pemë për të paraqitur të gjitha rezultatet e mundshme. b Llogaritni probabilitetin që:i asaj të mos i duhet fare të ndalojë; ii asaj t’i duhet të ndalojë të paktën një herë. c Të hënën, kur Megi iu afrua, semafori i parë ishte i gjelbër. Sa është probabiliteti që edhe i dyti të ketë qenë i gjelbër?5 Një çantë përmban 10 kube të kuqe dhe 6 të zeza. Nxjerrim një kub rastësisht nga çanta dhe nuk e vendosim më në të. Më pas nxjerrim edhe një kub tjetër, të cilin përsëri nuk e vendosim në çantë.a Llogaritni probabilitetin që:i të dyja kubet të jenë me ngjyrë të kuqe;ii të dyja kubet të jenë me ngjyrë të zezë;iii kubet të kenë ngjyra të ndryshme.Zgjedhim një kub të tretë.b Llogaritni probabilitetin që të gjitha kubet e nxjerra nga çanta të kenë të njëjtën ngjyrë.c Janë nxjerrë dy kube të zeza dhe nuk janë vendosur më në çantë. Më pas, nxirret kubi i tretë. Sa është probabiliteti që kubi i tretë të jetë përsëri me ngjyrë të zezë?6 Probabiliteti që Meri të jetë vonë për në punë është 120. Nëse Meri është vonë për në punë, atëherë probabiliteti që Maksi të jetë vonë për në punë është 15. Përndryshe, probabiliteti që Maksi të jetë vonë për në punë është 110.a Ndërtoni një diagram pemë për të paraqitur të gjitha rezultatet e mundshme.b Llogaritni probabilitetin që:i asnjëri prej tyre të mos jetë vonë për punë;ii Maksi të jetë vonë për punë.

