Page 185 - Demo
P. 185


                                    1815 Probabiliteti që postieri ta sjellë postën ndërmjet orës 10 dhe 10:30 të mëngjesit është 0,15. Probabiliteti që të vijë më parë se ora 10 është 0,1.a Plotësoni diagramin pemë duke shkruar probabilitetet në secilën degë. [3]b Llogaritni probabilitetin që postieri ta sjellë postën përpara orës 10:30 në të dyja ditët. [2]c Llogaritni probabilitetin që postieri ta sjellë postën përpara orës 10:30 të paktën në një nga ditët. [3]6 Në mëngjes, Laura ha vezë të ziera, të skuqura syze ose të rrahura. Probabiliteti që ajo të zgjedhë vezë të rrahura është 0,65, ndërsa që të zgjedhë vezë të skuqura syze është 0,25.a Sa është probabiliteti që Laura të zgjedhë vezë të zier? [1]b Ndërtoni një diagram pemë për të treguar zgjedhjet e ndryshme të Laurës për dy ditë të njëpasnjëshme. Shkruani probabilitetet në secilën degë. [5]c Llogaritni probabilitetin që: i Laura të zgjedhë vezë të zier në ditën e parë dhe vezë të skuqur syze në ditën e dytë; [2]ii Laura të zgjedhë vezë të rrahura në të dyja ditët; [2]iii Laura të zgjedhë vezë të skuqura syze vetëm në ditën e dytë; [3]iv Laura të zgjedhë vezë të zier të paktën një ditë. [3]7 Probabiliteti që autobusi i Durrësit të jetë me vonesë është 0,35, ndërsa probabiliteti që autobusi i Vlorës të jetë me vonesë është 0,2. Probabiliteti që të dy autobusët të jenë me vonesë është 0,15. Emërtojmë me D, ngjarjen “autobusi i Durrësit është me vonesë” dhe me V, ngjarjen “autobusi i Vlorës është me vonesë”. A janë ngjarjet D dhe V të pavarura? Argumentoni përgjigjen tuaj. [2]8 Ana ka një monedhë të parregullt. Probabiliteti për të rënë stemë është p. Ana mendon se ka më shumë mundësi të bjerë lek se sa stemë.a Tregoni pse P(lek) = 1 – p. [2]Ana e hedh monedhën dy herë. Probabiliteti që të bjerë lek dhe pastaj stemë është 625.b Tregoni që 25p2 – 25p + 6 = 0 dhe gjeni vlerën e p. [5] c Tregoni si e përdorët supozimin, që ka më shumë mundësi të bjerë lek se sa stemë, në përgjigjen e kërkesës b. [1]9 Stefani luan tenis dhe basketboll. Ai luan 40 ndeshje çdo vit, 12 nga të cilat janë ndeshje tenisi. Probabiliteti që të fitojë një ndeshje është 0,2 nëse luan tenis dhe 0,35, nëse luan basketboll. a Ndërtoni një diagram pemë për të paraqitur informacionin. [4]b Shpjegoni pse të luajturit tenis dhe të fituarit e ndeshjes nuk janë ngjarje të pavarura. [4]c Stefani fitoi ndeshjen e fundit. Gjeni probabilitetin që ai po luante tenis, meqenëse fitoi. [4]d Stefani nuk e fitoi ndeshjen e fundit. Gjeni probabilitetin që ai ishte duke luajtur basketboll. [4] < 10:30 Dita 1 Dita 2⩾ 10:30< 10:30< 10:30⩾ 10:30⩾ 10:30
                                
   179   180   181   182   183   184   185   186   187   188   189