Page 188 - Demo
P. 188


                                    Për çfarë na shërben...Shkallët muzikore zakonisht janë të përbëra nga tetë nota: shkalla Do Maxhor përdor notat Do, Re, Mi, Fa, Sol, La, Si, Do. Intervali ndërmjet notës së parë Do me notën e fundit Do quhet oktavë.Tingullit të çdo note muzikore, të matur me Herc (Hz), i korrespondon një frekuencë e caktuar (numri i lëkundjeve për sekondë).... matematika?Frekuenca e notave përkatëse në secilën oktavë ndjek një progresion gjeometrik. Nëse Do-ja e një oktave është 130,8 Hz, atëherë Do-ja në oktavën tjetër është 2 q 130,8 = 261,6 Hz ; Do-ja tjetër do jetë 2 q 261,6 = 523,2 Hz etj.Kur identifikojmë varësinë ndërmjet kufizave në një varg, arrijmë të gjejmë çdo kufizë të vargut dhe fillojmë të kuptojmë vetitë e tij.Rezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi/ja: përfton kufizat e një vargu sipas rregullës së kufizave të njëpasnjëshme dhe rregullës kufizë-vend; dallon dhe përdor vargjet e numrave trekëndorë, katrorë dhe kubikë, progresionet e thjeshta aritmetike, vargjet Fibonaçi, vargjet e fuqisë së dytë (duke llogaritur ndryshesën e dytë) dhe progresione të thjeshta gjeometrike (rn ku n është numër natyror dhe r është numër racional apo irracional pozitiv), si dhe vargje të tjera; llogarit kufizën e n-të në vargjet lineare dhe vargjet e fuqisë së dytë.9 Vargjet 184
                                
   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191   192