Page 205 - Demo
P. 205


                                    2016 Në figurë, është dhënë një varg modelesh. Rovena thotë se raporti “numri i katrorëve të kuq” : “numri i katrorëve blu” qëndron i njëjtë kur figurat zmadhohen. A ka të drejtë ajo? Nëse mendoni se ajo nuk ka të drejtë, thoni nëse ky raport rritet apo zvogëlohet. Argumentoni përgjigjen tuaj. [4]7 a Joni dhe Deni po shikojnë kufizat e para të vargut të modeleve në figurë. Joni thotë se dy modelet e radhës do të jenë me 12 dhe 18 pika. Deni thotë se ato do të kenë 10 dhe 15 pika. Kush ka të drejtë? Vizatoni dy modelet e radhës. [2]b Gjeni një formulë që lidh numrin e modelit, t, dhe numrin e pikave në këtë model, D(t). Shkruani zgjidhjen dhe argumentoni përgjigjen. [4]c Përdorni formulën dhe gjeni numrin e pikave në modelin me numër: i 10 [1] ii 50 [1] iii 100 [1]8 Në figurë, jepen një katërkëndësh dhe një pesëkëndësh me të gjitha diagonalet e tyre. a Sa diagonale janë në tre shumëkëndëshat e radhës që vijnë pas pesëkëndëshit? Vizatoni tri modelet e radhës. [3]b Gjeni një formulë që lidh numrin p të brinjëve të një shumëkëndëshi, me numrin D të diagonaleve të tij, te modeli i shumëkëndëshit me p brinjë. Tregoni se si arritët në zgjidhjen tuaj. [4]c Përdorni formulën për të gjetur numrin e diagonaleve të një shumëkëndëshi me:i 10 brinjë; [1] ii 50 brinjë; [1] iii 100 brinjë. [1]9 Cilat prej fjalive të mëposhtme janë të sakta e cilat janë të gabuara? Argumentoni përgjigjen tuaj. [4]a Ndryshesa e përbashkët për vargun 6, 5, 4, 3, ..., është 1.b Numri trekëndor i 15-të është 90.c Numri trekëndor i 20-të është 175.d Një varg mund ta ketë zero ndryshesën ndërmjet kufizave.10 a Kufiza e tretë e një progresioni aritmetik është 4, kurse kufiza e katërt është 7. Gjeni kufizën e parë. [2]b Kufiza e parë e një progresioni aritmetik është 5, kurse kufiza e dhjetë është 25. Gjeni ndryshesën ndërmjet kufizave. [2]c Kufiza e parë e një progresioni aritmetik është a, kurse ndryshesa ndërmjet kufizave është d. Gjeni vlerat e kufizës së dytë, të tretë dhe të katërt, në varësi të a dhe d [3]
                                
   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209