Page 206 - Demo
P. 206
20210 Njësitë dhe përpjesëtimetRezultatet e të nxënitGjatë këtij kreu, nxënësi /ja: këmben ndërmjet njësive standarde (p.sh. të kohës, gjatësisë, syprinës, vëllimit dhe masës) dhe njësive të përbëra; përdor njësitë e përbëra (p.sh. të shpejtësisë, dendësisë, tensionit) në kontekste numerike dhe algjebrike; krahason gjatësitë, syprinat dhe vëllimet, duke përdorur konceptin e raportit; zgjidh situata problemore, duke përfshirë përpjesëtimin e drejtë dhe të zhdrejtë, si dhe paraqitjen grafike e algjebrike; ndërton dhe interpreton ekuacione që përshkruajnë përpjesëtimin e drejtë dhe të zhdrejtë; dallon dhe interpreton grafikë që paraqesin përpjesëtime të drejta dhe të zhdrejta; interpreton si normë ndryshimi pjerrësinë e grafikut të një drejtëze; interpreton koeficientin këndor të tangjentes në një pikë të një vije të lakuar si normë ndryshimi në atë pikë; zbaton konceptet e koeficientit këndor të kordës dhe tangjentes në kontekste numerike, algjebrike dhe grafike; zgjidh dhe interpreton situata problemore me rritje dhe me ulje të vlerës në përqindje, duke përfshirë interesin e thjeshtë dhe interesin e përbërë. Për çfarë na shërben...Perioda e gjysmë zbërthimit të një izotopi radioaktiv, është koha që i duhet gjysmës së atomeve të tij për t'u zbërthyer. Numri i izotopeve radioaktive që mbeten pas çdo periode gjysmë zbërthimi, formon një progresion gjeometrik. Krahasimi i raportit të izotopeve radioaktive të mbetura me progresionin gjeometrik, na lejon të njehsojmë moshën e një produkti apo fosili, madje dhe nëse produkti apo fosili është miliona vjeçar. ... matematika?Shkencëtarët mund ta gjejnë me përafrim moshën e një fosili dinozauri, duke analizuar përqendrimin e atomeve të uraniumit radioaktiv në shtresat e shkëmbinjve vullkanikë përreth. Fosilet më të vjetra të një dinozauri, mendohet të jenë më shumë se 240 milion vjeçare.Kur kuptojmë përpjesëtimin dhe arrijmë të modelojmë rritjen dhe degradimin, e kemi më të lehtë të kuptojmë të shkuarën dhe të bëjmë parashikime për të ardhmen.

