Page 209 - Demo
P. 209
205ShkathtësiUshtrime 10.1A1 Kohët e atletëve fitues të disa garave në një ditë sportive janë:a 100 metra në 13 sekonda;b 200 metra në 28 sekonda;c 400 metra në 58,4 sekonda;d 1 500 metra në 4 minuta e 52 sekondaGjeni shpejtësinë e secilit fitues në m/s, të rrumbullakosura në një shifër pas presjes dhjetore.2 Gjeni largesën e përshkruar në:a 2 orë, me shpejtësi 80 km/orë;b 7 orë, me shpejtësi 23 km/orë;c 6 sekonda, me shpejtësi 9 m/s;d 1 ditë, me shpejtësi 60 km/orë. 3 Gjeni kohën që duhet për të përshkuar:a 180 kilometra, me shpejtësi 60 km/orë;b 280 km, me shpejtësi 70 km/orë;c 8 kilometra, me shpejtësi 24 km/orë;d 15 km, me shpejtësi 60 km/orë.4 Një kub me vëllim 640 cm3 e ka masën 912 g. Gjeni dendësinë e kubit në g/cm3.5 Një kuti boje ka dendësi 1,95 kg/litër. Gjeni:a masën e 4,85 litrave bojë;b sa litra bojë ka kutia, nëse masa e saj është 12 kg.6 Në tabelën e mëposhtme, janë dhënë dendësitë e disa metaleve të ndryshme.Metali Dendësiazink 7 130 kg/m3hekur 6 800 kg/m3ar 19 320 kg/m3kallaj 7 280 kg/m3nikel 8 900 kg/m3bronz 8 500 kg/m3Përdorni informacionin në tabelë për të gjetur:a masën e 0,8 m3 zink;b masën e 0,5 m3 hekur;c masën e 3,2 m3 ar;d vëllimin e 910 g kallaj;e vëllimin e 220 g nikel;f vëllimin e një statuje prej bronzi, me masë 17 kg.7 Në tabelën e mëposhtme paraqitet trysnia, forca dhe syprina e disa materialeve. Plotësoni tabelën. Në përgjigjet tuaja, vendosni njësitë e sakta.Trysnia (shtypja)Forca Syprinaa 12,9 N 10 m2b 482,5 N 25 cm2c 2560 N/m2 1200 Nd 512 N/mm2 14,5 mm2e 17,8 N/cm2 225 Nf 24,6 N/m2 2,8 m28 Katër metra kabllo elektrike kushtojnë 840 lekë. Gjeni çmimin e një metri kabllo.9 Xheni paguhet 9 780 lekë në javë. Çdo javë, ajo punon 40 orë. Cila është norma e pagesës së saj për orë?10 Gjeni shpejtësinë e rrjedhjes në tubat A dhe B në litra/s, në qoftë se:a në tubin A rrjedhin 20 litra ujë në 8 sekonda;b në tubin B rrjedhin 48 litra ujë në 30 sekonda.11 Uji zbrazet nga një depozitë me shpejtësi 2,7 litra/s. Depozitës i duhen 10 minuta që të zbrazet. Sa litra ujë ndodheshin në fillim në depozitë?12 Një sobë elektrike përdor 18 njësi të energjisë elektrike në një periudhë prej 7,5 orësh.a Sa është norma e konsumimit të energjisë elektrike në njësi për orë?b Sa njësi energjie elektrike janë përdorur gjatë 24 orëve?13 Një makinë konsumon 8 litra naftë për 100 km. a Cila është largesa që mund të përshkojë makina me 40 litra naftë?b Sa litra naftë do i duhen makinës për një udhëtim 250 km?c Sa është norma e konsumit të naftës në kilometra për litër?14 Roza mori 7 000 lekë në këmbim të 50 eurove.a Llogaritni normën e këmbimit nga euro në lekë.b Sa lekë do të merrte ajo nga 125 euro?c Nëse Roza mori 12 000 lekë, sa euro këmbeu ajo?

