Page 211 - Demo
P. 211
207Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 10.1Z1 Një autobus niset nga Vlora në orën 8:27 paradite dhe mbërrin në Tiranë në orën 11:37 paradite. Gjeni shpejtësinë mesatare të autobusit, nëse largesa nga Vlora në Tiranë është 155 km.2 Rëra shkarkohet nga karroceria e një kamioni me shpejtësi 0,2 kg/s.Rëra u shkarkua për 25 minuta. Sa rërë po transportonte kamioni?3 Një kuboid prej metali ka gjatësi 9 cm, gjerësi 5 cm dhe lartësi 4 cm. Ai e ka masën 1,53 kg. Gjeni dendësinë e kuboidit në g/cm3.4 Një makinë përshkon 24 km në 45 minuta. Gjeni shpejtësinë mesatare të makinës në km/orë.5 Kopjoni dhe plotësoni tabelën e mëposhtme për të treguar shpejtësitë, largesat dhe kohët për pesë udhëtime të ndryshme.Shpejtësia (km/orë)Largesa(km)Koha105 5 orë 48 106 84 2 orë e 15 minuta 86 2 orë e 30 minuta 65 1 orë e 45 minuta6 Një kub me brinjë 2 cm e ka masën 40 gramë.a Gjeni dendësinë e materialit që përbën kubin. Përgjigjen jepeni në g/cm3.b Një kub me brinjë 2,6 cm është i përbërë nga i njëjti material. Gjeni masën në gramë të këtij kubi.7 Një bllok i ngurtë prej metali ka gjatësi dhe gjerësi 22,50 mm dhe lartësi 3,15 mm. Masa e tij është 9,50 g.a Gjeni dendësinë e metalit nga i cili përbëhet blloku. Përgjigjen jepeni në g/cm3.b Sa blloqe mund të ndërtohen nga 1 kg i këtij materiali?8 Përgjigjet e këtij ushtrimi të jepen në kg/m3.a Vëllimi i 31,5 g argjend është 3 cm3. Gjeni dendësinë e argjendit.b Vëllimi i 18 g titanium është 4 cm3. Gjeni dendësinë e titaniumit.c Një fletë metalike prej alumini ka vëllim 0,4 cm3 dhe masë 1,08 g. Gjeni dendësinë e fletës së aluminit.9 Genta fiton 10 000 lekë në javë për 40 orë punë. Nëse Genta punon orë shtesë, ajo paguhet 1,5 herë më shumë se norma standarde e punës së një ore.a Sa paguhet Genta për 7 orë pune shtesë?b Genta fitoi 15 625 lekë javën e fundit. Sa orë shtesë punoi ajo?10 Me 28 litra naftë, një makinë bën rrugën prej 420 km. Sa litra naftë i duhen makinës për rrugën prej 264 km?11 Një garë me varka ka tri etapa: 8 km, 6 km dhe 10 km. Shpejtësia mesatare e varkës fituese ishte 6,2 km/orë. Varka e vendit të dytë e mbaroi garën 8 minuta pas varkës së parë. Sa kohë iu desh varkës së vendit të dytë të mbaronte garën?12 a Julia ka veshur këpucë me taka. Secila takë ka syprinë 1 cm2. Julia peshon 550 njutonë. Sa trysni ushtron taka e Julias kur ajo ka vetëm një këmbë në tokë?b Elefantët ecin duke mbështetur dy këmbë njëkohësisht në tokë. Gjurma e një këmbe elefanti është afërsisht rrethore, me diametër 45 cm. Elefanti peshon 55 000 njutonë. Sa trysni ushtron njëra këmbë e elefantit kur ai ka dy këmbë në tokë?Vëllimi i kubit = gjatësia e brinjës3

