Page 215 - Demo
P. 215


                                    211Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 10.2Z1 Një lëng frutash hidhet në një shishe. Shishja është 20 cm e gjatë dhe nxë 330 ml lëng frutash. Një shishe e ngjashme, e gjatë 1,8 m, përdoret për t’i bërë reklamë pijes. a Etiketa e shishes së parë ka syprinë 28 cm2. Sa është syprina e etiketës së shishes së madhe?b Sa është vëllimi i shishes së madhe?2 Në figurën e mëposhtme, janë dhënë dy kuti të ngjashme, J dhe K.J KVëllimi i kutisë J është 702 cm3.Vëllimi i kutisë K është 208 cm3.Syprina e kutisë J është 549 cm2. Gjeni syprinën e kutisë K.3 X dhe Y janë dy trupa të ngjashëm.X YSyprina e përgjithshme e trupit X është 150 cm2.Syprina e përgjithshme e trupit Y është 216 cm2.Vëllimi i trupit Y është 216 cm3.Gjeni vëllimin e trupit X.4 C dhe D janë dy kube.CDa Shpjegoni pse dy kube të çfarëdoshme janë të ngjashme.b Shpjegoni pse dy kuboidë nuk janë patjetër të ngjashëm.Raporti ndërmjet brinjëve të kubeve C dhe D është 1 : 7.c Shkruani raportin:i e syprinave të tyre;ii e vëllimeve të tyre. 5 Në figurën e mëposhtme, janë dhënë modelet e dy makinave lodër, të bëra në shkallë të ndryshme. Ato janë matematikisht të ngjashme. Makinat janë respektivisht 3,2 cm dhe 4,8 cm të gjata. a Sa është raporti i rrezeve të gomave të makinave?Makinat janë paketuar në kuti matematikisht të ngjashme.b Syprina anësore e kutisë së madhe është 76,5 cm2. Gjeni syprinën anësore të kutisë së vogël.c Vëllimi i kutisë së vogël është 24 cm3. Gjeni vëllimin e kutisë së madhe.6 Një piceri në periferi të qytetit propozon dy oferta me çmim 750 lekë.Oferta A: Një picë e madhe, me rreze 18 cm.Oferta B: Dy pica të vogla, me rreze 9 cm secila.Cilën ofertë do të preferonit?7 Një trup është formuar pasi konit me lartësi 15 cm, iu hoq një kon me lartësi 10 cm. Konet janë të ngjashme. Tregoni që vëllimi i trupit është në raportin 19 : 8 me vëllimin e konit të hequr. 8 Koni A ka syprinë anësore 260,3 cm2dhe vëllim 188,5 cm3. Koni B ka syprinë anësore 1 017,9 cm2 dhe vëllim 1 352,2 cm3. A është koni A i ngjashëm me konin B? Argumentoni përgjigjen tuaj.10 cm5cm
                                
   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219