Page 216 - Demo
P. 216


                                    212Njësitë dhe përpjesëtimetAFTËSI10.3 Përpjesëtimi i drejtë dhe i zhdrejtëNumrat ose madhësitë janë në përpjesëtim të drejtë kur raporti i çdo çifti vlerash korresponduese është i njëjtë. Një litër bojë ngjyrë vjollcë prodhohet duke përzier 200 ml bojë të kuqedhe 800 ml bojë blu. Raporti i bojës së kuqe me atë blu është 1 : 4.Kur shumëzoni (ose pjesëtoni) një nga ndryshoret me një numër të caktuar, duhet të shumëzoni ose të pjesëtoni ndryshoren tjetër me të njëjtin numër. Mund të gjeni sasinë e bojës blu duke shumëzuar sasinë e bojës së kuqe me një numër të caktuar. Në këtë rast, koeficienti i përpjesëtimit është 4.250 ml bojë e kuqe duhet përzier me 4 × 250 = 1000 ml bojë blu.Shprehja “y është i përpjesshëm me x” shkruhet y = kx, ku k është koeficienti i përpjesëtimit.SHEMBULLNëse një kabllo prej çeliku me gjatësi 35 metër ka masë 87,5 kilogram, sa është masa e një kablloje çeliku me gjatësi 25 metër?Nëse x = gjatësia e kabllos (metër) dhe y = masa e kabllos (kilogram), atëherë y = kx.Koeficienti i përpjesëtimit tregon masën e një metri kabllo.87,5 = k × 35 Ÿ k = 87,5 : 35 = 2,5; pra, k = 2,5Zëvendësoni x = 25 në formulë: y = 2,5 × 25 = 62,5 kg Ndryshoret janë në përpjesëtim të zhdrejtë, në qoftë se, kur njëra nga ndryshoret rritet, tjetra zvogëlohet dhe anasjellas. “y është në përpjesëtim të zhdrejtë me x” shkruhet y = kx, ku k është koeficienti i përpjesëtimit.  Nëse dy ndryshore janë në përpjesëtim të zhdrejtë, prodhimi i vlerave të tyre është konstant.SHEMBULLNjë vazo me bojë, me të cilën mund të lyhet një syprinë prej 12 m2, u përdor për të lyer një dysheme garazhi. Gjeni gjerësinë e dyshemesë, kur gjatësia e saj është:a 1m; b 3m; c 6,5m.Shënoni me x gjatësinë e dyshemesë dhe me y gjerësinë e saj.xy = 12 Ÿy = 12xZëvendësoni vlerat e dhëna në formulë.a y =121 = 12m b y = 123 = 4m c y = 126,5 = 1,85myx 0xy0 Grafiku i y = kx është një drejtëz që kalon nga origjina. Grafiku i y = kx është një vijë e lakuar që quhet hiperbolë. 
                                
   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220