Page 217 - Demo
P. 217


                                    213ShkathtësiUshtrime 10.3A1 Në tabelën e mëposhtme, janë dhënë vlerat korresponduese të ndryshoreve t, x, y dhe z.t 3 6 9 15x 8 14 20 32y 5 10 15 25z 4 7 10 16Cili nga pohimet e mëposhtme është i vërtetë, nëse k është një konstante?a t = kx b z = kxc z = kt d y = kte t = ky2 Duke përdorur vlerat e tabelës, së ushtrimit 1, ndërtoni grafikët e: a t në lidhje me x; b t në lidhje më y;c x në lidhje me y; d x në lidhje me z. Përdorni përfundimet tuaja për të përshkruar karakteristikat kryesore të një grafiku që tregon marrëdhënien ndërmjet dy ndryshoreve që janë në përpjesëtim të drejtë.3 Masa e një rafti prej druri, x, është në përpjesëtim të drejtë me gjatësinë e tij, y.a Shkruani një formulë që lidh x dhe y, duke përfshirë një koeficient përpjesëtimi k.b Nëse dihet që një raft 2,5 m i gjatë ka masë 6,2 kg, gjeni vlerën e konstantes k.c Përdorni përgjigjet e kërkesave a dhe b për të llogaritur masën e një rafti me gjatësi 2,9 m. 4 Dihet që ndryshorja y është në përpjesëtim të drejtë me ndryshoren x.Shpjegoni çfarë ndodh me vlerën e y, në qoftë se vlera e x:a dyfishohet; b përgjysmohet;c shumëzohet me 6; d pjesëtohet me 10;e shumëzohet me 0,7.5 Dihet që ndryshorja x është në përpjesëtim të zhdrejtë me ndryshoren y.Shpjegoni çfarë ndodh me vlerën e x, në qoftë se vlera e y: a dyfishohet; b përgjysmohet;c shumëzohet me 6; d pjesëtohet me 10;e shumëzohet me 0,7.6 5 persona zbukurojnë 100 torta për 20 orë.a Sa persona duhen që të zbukurojnë 100 torta për 10 orë?b Sa orë u nevojiten 4 personave për të zbukuruar 100 torta?c Sa kohë u nevojitet 5 personave për të zbukuruar 200 torta?Kujdes! Orët dhe personat janë në përpjesëtim të zhdrejtë. Personat dhe tortat janë në përpjesëtim të drejtë.7 Dihet që y është në përpjesëtim të zhdrejtë me x dhe që, kur x = 4, y = 4. Gjeni vlerën e y, kur x është i barabartë me:a 8 b 2c 40 d 1e 100 f 0,58 Duke ditur që y = kx dhe që y = 10, kur x = 50, shkruani një ekuacion që lidh y dhe x.9 Është dhënë y = kx dhe y = 20, kur x = 40. Gjeni vlerën e konstantes k.10 Ndryshoret u dhe v janë në përpjesëtim të zhdrejtë me njëra-tjetrën. Dihet që, kur u = 6, atëherë v = 8. Gjeni vlerën e u kur v = 12.11 Largesa d, që Frida ka përshkuar ndërsa udhëtonte me një shpejtësi konstante është në përpjesëtim të drejtë me kohën t të udhëtimit.a Shkruani pohimin “d është në përpjesëtim të drejtë me t” si një formulë që përmban një koeficient përpjesëtueshmërie k.b Duke ditur që Frida përshkon 72 km në 112 orë, gjeni vlerën e konstantes k.c Përdorni përgjigjet e kërkesave a dhe bpër të llogaritur largesën e përshkuar në 212 orë.d Sa kohë do i duhej Fridës për të përshkuar 160 km? Përgjigjen jepeni në orë dhe minuta.
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221