Page 218 - Demo
P. 218
214ZBATIMNjësitë dhe përpjesëtimet10.3 Përpjesëtimi i drejtë dhe i zhdrejtë KUJTONINumrat ose madhësitë janë në përpjesëtim të drejtë kur raporti i çdo çifti vlerash korresponduese është i njëjtë.Shprehjen “y është në përpjesëtim të drejtë me x”, e shkruajmë y = kx, ku k është koeficienti i përpjesëtueshmërisë.“y është në përpjesëtim të zhdrejtë me x”, mund të shkruhet si “y është në përpjesëtim të drejtë me 1x” ose y = kx , ku k është koeficienti i përpjesëtueshmërisë.Grafiku i varësisë në përpjesëtim të zhdrejtë është hiperbolë. HAPATSi të zgjidhim problema me përpjesëtim1 Shkruajeni marrëdhënien përpjesëtimore si ekuacion.2 Zëvendësoni vlerat në ekuacion për të gjetur koeficientin k.3 Përdorni formulën për t’iu përgjigjur pyetjes.SHEMBULLOrganizatorët e një dasme kanë porositur një tortë në formë rrethore. Koha e pjekjes T, në minuta, është në përpjesëtim të drejtë me katrorin e rrezes së tortës R, në mm. Kur R = 150, atëherë T = 50. Gjeni T, kur R = 180.1 T është në përpjesëtim të drejtë me R2. T = kR22 Për të gjetur k, zëvendësoni vlerat R = 150, T = 50 në ekuacion.Kur R = 150, T = 50, pra 50 = k × 1502 k = 0,00222...3 Përdorni formulën për të gjetur T, kur R = 180.T = 0,00222... × 1802 T = 72Vlerën e k mund ta lini në trajtë thyesore në vend të një numri dhjetor.SHEMBULLForca e tërheqjes F, ndërmjet dy magneteve është në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e largesës d ndërmjet tyre. Dy magnete janë 0,5 cm larg njëri-tjetrit dhe forca e tërheqjes ndërmjet tyre është 50 njutonë.Sa është forca e tërheqjes ndërmjet dy magneteve, nëse janë 3 cm larg njëri-tjetrit?1 F është në përpjesëtim të zhdrejtë me d2.F = kd22 Për të gjetur k, zëvendësoni vlerat në formulë. Kur F është 50, d është 0,5 50 = k0,52 k = 50 × 0,52 = 12,53 Përdorni formulën për të gjetur F.F = 12,5d2Për d = 3, kemi F = 12,532 = 1,4 njutonë Një madhësi mund të jetë në përpjesëtim të drejtë me katrorin, kubin, rrënjën katrore, rrënjën kubike… të një madhësie tjetër. Një madhësi mund të jetë në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin, kubin, rrënjën katrore, rrënjën kubike… të një madhësie tjetër.

