Page 219 - Demo
P. 219
215Arsyetim dhe zgjidhje problemoreUshtrime 10.3Z1 Në një dyqan shiten lapsa vizatimi në dy kuti të ndryshme.Kutia A përmban 120 lapsa vizatimi dhe kushton 1 920 lekë.Kutia B përmban 200 lapsa vizatimi të njëjtë dhe kushton 2 400 lekë.Llogaritni koston e një lapsi vizatimi të çdo kutie dhe shpjegoni cila kuti ka më shumë leverdi për t'u blerë.2 Në një dyqan, shiten pako letre me dy përmasa.Normale Super 150 fletë 500 fletë Kushton 170 lekë. Kushton 700 lekë. Cila nga këto dy pako ka çmim me më shumë leverdi? Argumentoni përgjigjen tuaj.3 R ndryshon në përpjesëtim të drejtë me katrorin e s. Nëse R është 144 kur s është 1,2, gjeni:a një formulë për R në varësi të s;b vlerën e R kur s është 0,8;c vlerën e s kur R është 200.4 Shpjegoni pse syprina e një qarku është në përpjesëtim të drejtë me katrorin e rrezes së tij. Sa është vlera e koeficientit të përpjesëtimit? Çfarë formulash të tjera njihni që paraqesin përpjesëtim të drejtë?5 Syprina e një sfere është në përpjesëtim të drejtë me katrorin e rrezes së saj. Nëse syprina e një sfere me rreze 3 cm është 113 cm2, gjeni syprinën e sferës me rreze 7 cm.6 Ina kryen një eksperiment shkencor. Ajo vendos dy magnete larg njëri-tjetrit në largesa të ndryshme dhe vëren se forca tërheqëse ndërmjet tyre zvogëlohet nëse katrori i largesës rritet. Ajo e kryen eksperimentin tri herë. Në tabelën e mëposhtme, jepen rezultatet e eksperimentit.Largesa d (cm) 1 2 3 4 5d2 1 4 9 16 25Forca F (njutonë) 100 25 ? ? 46 a Studioni rezultatet e Inës. Shkruani një formulë për F në varësi të d dhe përdoreni atë për të plotësuar tabelën.b Ndërtoni një grafik të F në varësi të ddhe bashkojini pikat me anë të një vije të lakuar.7 Çiftoni secilin prej katër grafikëve të dhënë në figurë me një nga katër formulat e përpjesëtimit.y0 xA y = kx2 B y = kxC y = kx D y = kx28 Një punëtor shtron me pllaka katrore dyshemetë e dy apartamenteve të njëjta. Koha t (min) që i duhet për të shtruar pllakat, është në përpjesëtim të zhdrejtë me katrorin e gjatësisë së çdo pllake. Duke ditur që për të shtruar pllakat me gjatësi 20 cm në apartamentin e parë duhen 4 orë e 10 minuta, sa kohë duhet për të shtruar dyshemenë e apartamentit të dytë me pllaka me gjatësi 40 cm?9 Duke ditur që y është në përpjesëtim të zhdrejtë me rrënjën katrore të x dhe y është 5 kur x është 4, gjeni:a një formulë për y në varësi të x;b vlerën e: i y, kur x është 100; ii x, kur y është 12.10 Duke ditur që P, ndryshon në përpjesëtim të zhdrejtë me kubin e t dhe që P është 4 kur t është 2, gjeni:a një formulë për P në varësi të t;b pa makinë llogaritëse:i P, kur t është 3; ii t, kur P është 12 .r

